e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Gjici: Duron e shkarkoj po na eliminoi Laçi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gjici: Duron e shkarkoj po na eliminoi Laçi

Presidenti Kukësit, Safet Gjici, i ftuar të mërkurën në darkë në "Rubrika Sportive" në "TVSH", tregoi ambiciet që ka skuadra e tij për këtë sezon. Kupa mbetet prioriteti dhe Gjici tregoi preferencat për kundërshtarin që do në gjysmëfinale.Gjici dhe DukaAi ka folur edhe për fatin e trajnerit Klodian Duro dhe në fund ka denoncuar një provokim të mbrojtësit serb të Teutës, Slavko Lukiç. "Në gjysmëfinale do të doja të kishim përballë Skënderbeun. Sivjet, që e bëmë ne pushim, nuk po i rivalizon dot askush. Të paktën në Kupë duhet t'i rivalizojmë sërish ne.

Tashmë që jemi njohur me katër skuadrat gjysmëfinaliste, mund t'ju them se nuk kemi frikë nga asnjë përballje. Nëse do të na binte Laçi në short, në gjysmëfinale, shumë mirë. Do të luanim pa asnjë kompleks edhe me Laçin.

Jemi gati të përballemi me çdo kundërshtar. Si me Flamurtarin, ashtu edhe me Skënderbeun. Mjafton që të ketë një gjykim të drejtë e të ketë arbitra të FIFAs. Dhe meqë më ngacmuat në lidhje me Duron, do ta shkarkoj nëse na eliminon Laçi në Kupë".

Rivalët- "Skënderbeu e ka treguar veten tash 5 vite, ndaj nuk kam çfarë komenti t'i bëj. Laçi na mundi vjet në finale, kështu që ka vend për hakmarrje. Flamurtari nuk është më ai i pjesës së parë të sezonit, është më i fortë, edhe pse nuk kanë pozita të mira në kampionat.

Vlonjatët kanë pasur problemet e tyre financiare, largimet dhe afrimet e shumta, por është bërë një investim shumë i madh, i cili mund të shpërblehet vetëm duke fituar Kupën e Shqipërisë", vijoi Gjici.

Lukiç- "Mbrojtësi serb i Teutës (Lukiç) tregoi tre gishtat, simbol i serbëve në luftën e Kosovës. S'më kishte zënë syri ndonjëherë të tillë lojtar. Kam pasur edhe unë serb në ekip, por jo si ky.

Dua të falënderoj tifozët kuksianë, që janë treguar të përmbajtur ndaj këtyre veprime imituese të mbrojtësit të Teutës. Ka pamje filmike për këtë gjë. Këta harrojnë se me tre gishta na e bë- nin edhe në Mal të Zi ndaj Mlladostit, por hëngrën katër gola", u shpreh presidenti i Kukësit.