Dëmtimi, Radas mungon ndaj Tiranës
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Marko Radas do të jetë mungesa e madhe e Skënderbeut për ndeshjen kundër Tiranës. Mbrojtësi kroat, pas kontrollit të djeshëm në Tiranë, ka marrë lajmin se nuk mund të jetë i gatshëm për ditën e hënë.
Radas ka pësuar një dëmtim në prag të ndeshjes kundër Vllaznisë, pas një përplasjeje gju me gju në stërvitje.
Josa e konsideron Radasin si lojtarin më të rëndësishëm në repartin e mbrojtjes, por gjithsesi trajneri ngushëllohet me faktin se pjesën tjetër të ekipit e ka të gjithë në dispozicion.
Në këto kushte, edhe zgjedhja e formacionit bazë do të jetë më e thjeshtë për kreun e pankinës, që po e përgatit kryendeshjen me Tiranën deri në detaje. Tri pikë do ta qetësonin skuadrën, pasi edhe distanca me rivalin më të afërt do të ruhej.