Teuta Tërbuni luhet në 14:00
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Përballja e Teutës dhe Tërbunit në kuadër të javës së 22-të të Kategorisë Superiore do të zhvillohet në orën 14:00.
Ndonëse ishte planifinikuar në kalendar në orën 17:00, ky takim është spostuar në 14:00. Ndryshimi i orarit mendohet të jetë bërë për shkak të interesit minimal të tifozërive, kështu dhe shpenzimi për ndriçimin e stadiumit nuk do të kompensohet nga biletat e shitura.
Ndeshja do të zhvillohet ditën e dielë në stadiumin "Niko Dovana" në Durrës.