e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Incidenti/ Mesfushori Batha përplaset me Bardhin e Laçit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Incidenti/ Mesfushori Batha përplaset me Bardhin e Laçit

Tensioni ka qenë i pranishëm në pjesën më të madhe të ndeshjes së djeshme.

batha hoxhaNë përfundim të pjesës së parë, Batha ka dashur të sqarojë diçka me Kejvi Bardhin e Laçit, pasi gjatë pjesës së parë ka marrë disa ngacmime nga pankina kurbinase.

Ndërhyrja e shpejtë e pjesëtarëve të dy stafeve ka shmangur përplasjen mes dy lojtarëve, ku Batha po dilte nga fusha, ndërsa Bardhi nga stoli i Laçit.

Sherri ndodhi përpara syve të gjyqtarëve, por gjithçka u mbyll pa asnjë ndëshkim nga ana e "xhaketave të zeza". Fatmirësisht në momentin e sherrit para pankinës së Laçit po kalonte drejtori Dervishi, i cili ndërhyri në qetësimin e situatës.