e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

'Termet' ne Dortmond, Jurgen Klopp largohet nga drejtimi skuadres

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
'Termet' ne Dortmond, Jurgen Klopp largohet nga drejtimi skuadres

Një ‘termet’ ka goditur skuadrën e Borussia Dortmundit. Strategu gjerman, Jurgen Klopp ka kërkuar prishjen e kontratës me skuadrën e Borussia Dortmundit.

Sipas “Bild” ka qenë vetë trajneri i cili i ka paraqitur ofertën drejtuesve të klubit Gjerman.

Klop ka kontratë deri në verën e vitit 2018, por po synon që në fund të sezonit t’i thotë lamtumirë klubit, të cilin e shpalli dy herë kampion në Gjermani.

Skuadra e Dortmundit e ka lajmëruar një konferencë për media, dhe sipas gjitha gjasave ka të bëj me të ardhmen e trajnerit jurgen Klopp i cili ka arritur suksese të mëdha me Dortmundin duke e ngritur në nivele më të larta skuadrën pasi kishte vite që nuk arrinte këto suksese në Budenslig edhe në arenën europiane.

Kandidat për ta zëvendësuar Jurgen Kloppin është ish trajneri i Mainzit, Thomas Tuchel.

Nuk duhet të harojmë që interesi për trajnerin Klopp është jashtëzakonisht i madh.