Juve nje hap larg gjysmefinaleve, Reali barazon me Atletikon
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Juventusi ka fituar në gjysmëfinalen e parë të Championsit me Monakon, ndërsa derbi madrilen Atletiko Madridi – Real Madrid ka përfunduar me rrjeta të paprekura. Italianët kanë arritur ta ndalin me sukses kundërshtarin në “Juventus Stadium”, duke e mbajtur për 90 minuta larg portës.
Goli i vetëm për bardhezinjtë u shënua nga pika e bardhë e penalltisë nga kiliani Arturo Vidal, në minutën e 57-të. Në takimin tjetër të luajtur në “Vicente Calderon”, skuadra e Diego Simeones tregoi sërish që është një ndër kundërshtarët më të vështirë të Realit. Me plot raste të krijuara, skuadrat madrilene nuk arritën të gjenin dot rrjetën në të dyja pjesët. Gjithçka mbetet e hapur për takimin e ardhshëm që do të zhvillohet më datë 22 prill në “Santiago Bernabeu”. Të mërkurën në mbrëmje do të zhvillohen takimet PSG-Barcelona dhe Porto – Bajern Mynih, ndërsa takimet e kthimit do të luhen më 21 dhe 22 prill.