Befason Hamburgu, ja vendimi per Behramin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Klubi gjerman i Hamburgut ka vendosur që të mos marrë asnjë masë për futbollistin zviceran Valon Behrami. Behrami u përlesh me bashkëkombasin e tij Johan Djourou gjatë pushimit të ndeshjes së fundjavës ku humbën 2 me 0 me Volfsburgun.
Gazetat gjermane e cilësuan si skandaloze ngjarjen por drejtuesit e Hamburgut e gjykuan që ta falnin Behramin i cili thuhet se ka nisur sherrin. Futbollistët janë thirrur nga trajneri i skuadrës dhe kanë bërë paqe duke shttrënguar duart, megjithatë një gjobë e vogël mund të vijë për ta.