Messi: Kete sezon mund te fitojme gjithcka
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ecuria e Barcelonës gjatë viteve të fundit ka shkuar paralelisht me formën e Lionel Messit. Sezonin e kaluar, ylli argjentinas kaloi disa momente të vështirë që u feflektuan edhe me zhgënjimet e skuadrës katalanase që nuk arriti të fitonte asnjë trofe. Por duket qartë se gjërat kanë ndryshuar që nga fillimi i 2014-2015, sepse edhe Messi është kthyer në versionin e tij më të mirë.
“E vërteta është se e nisa këtë sezon ndryshe nga një vit më parë. Kalova një vit të vështirë, si brenda dhe jashtë fushës së blertë. Demtimet nuk më lejuan të kisha një rendiment të lartë. Për shumë kohë qëndrova jashtë fushës dhe kur kthehesha asnjëherë nuk u ndjeva mirë. Bëra gjithcka që mos ta përjetoja më atë që kalova sezonin e shkruar dhe tani ndihem shumë më mirë.”
Barcelona është në garë për t’i fituar të gjithë trofetë, për të përsëritur vitin 2009, edhe pse sipas 27-vjecarit nuk është e lehtë të triumfosh në të gjitha kompeticionet.
“Synojmë t’i fitojmë të gjithë trofetë e mundshëm. Sezonin e kaluar nuk fituam asnjë trofe, ndaj dhe jemi të motivuar për të fituar sa më shumë të jetë e mundur, sepse e dimë shumë mirë që është e vështirë të të përsëritësh suksesin e 2009″.
Gjeniu i Barcës ka 32 topa në shtëpi të firmosur nga shokët e skuadrës, por më i vecanti është ai i pari, një trofe i fituar pas një tregolëshi në El Classico, në vitin 2007.
“Të gjithë topat i mbaj në një vitrinë ku kam edhe trofetë, por kam nje top qëë për mua është shumë i vecantë, ai i tregolëshit që i kam shënuar Realit të Madridit në El Classico. Tek të gjithë topat që kam marrë në shtëpi janë shënuar firmat e të gjithë futbollistëve të Barcelonës, në shenjë mirënjohjeje për të gjithë ekipin. Pa ndihmën e tyre, nuk do të kisha fituar asgjë në aspektin individual, e aq më tepër të shënoj tre gola në një ndeshje”.
Në vitin 2012 erdhi në jetë djali i tij Thiago, i cili ia ka ndryshuar jetën dhe mënyrën e të mënduarit yllit argjentinas.
“Më ka ndryshuar jetën, sidomos mënyrën e të menduarit. Tiago është më i rëndësishmi në jetën time, pastaj vijnë gjërat e tjera. Prej tij e shoh ndryshe edhe një ndeshje futbolli. Më parë, kur humbisja apo luaja keq, nuk flisja me njeri për 3-4 ditët e ardhshme, derisa të më kalonte cmenduria ime. Ndërsa tani pas cdo ndeshjeje shkoj në shtëpi, takoj djalin tim dhe më kalon gjithcka. Të qenit baba më ka ndihmuar të rritem dhe të mendoj se jeta ka gjëra të tjera shumë të rëndësishme përtej futbollit.”