Di Matteo: Donis Avdijaj talent i madh qe premton per te ardhmen
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Donis Avdijaj, talenti shqiptar nga Kosova po shkëlqen me Sturm Graz në Austri, dhe kjo ka bërë që të tërheqë edhe vëmendjen e Roberto Di Mattero, trajnerit të Shalkes ekip që ka edhe pronësinë e kartonit të tij.
Duke folur për mediat gjermane, Di Mateo e ka vlerësuar talentin duke shtuar se po ndjek me vëmendje formën që Avdiaj po e kalon në kampionatin austriak. Italiani u shpreh se në fund të sezonit do të analizojnë këtë situatë duke vendosur për të ardhmen e shqiptarit. "Avdiaj është një talent i madh. Ne kemi patur oferta për ta shitur atë, por nuk e kemi lejuar sepse bëhet fjalë për një talent premtues. Përvoja në Austri sigurisht se do të jetë e mirë për të dhe për ne. Në fund të edicionit do të analizojmë situatën e lojtarit dhe do të shohim se çfarë është e mirë për lojtarin" ka thënë Di Matteo.