e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Shqiperi-Gjermani, miqesore yjesh ne 7 maj ne 'Elbasan Arena'

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Shqiperi-Gjermani, miqesore yjesh ne 7 maj ne 'Elbasan Arena'

Shqipëria dhe Gjermania do të ndeshen në një takim miqësor yjesh në stadiumin “Elbasan Arena” në 7 maj, por këtë herë në fushë do të zbresin legjendat e dy përfaqësueseve të viteve ’90.

Lajmi bëhet i ditur nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Gjermani, deputeti Taulant Balla, i cili në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe Federatën Gjermane të Futbollit (DFB), kanë organizuar në 7 maj 2015, ora 18.00 ndeshjen e luksit.

Sipas informacioneve, në përbërjen e skuadrës gjermane pritet të jenë ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Han Peter Brigel dhe emra të tjerë të njohur, si Fredi Bobiç, Rudi Fëler, Guido Bukvald. Ndërsa në kombëtaren tonë do të jenë ish-futbollistë si Demollari, Shulku apo Josa.

Gjermania është skuadra që ka zhvilluar më shumë ndeshje me Shqipërinë për eliminatoret e Kampionateve Botërore dhe Europianë.

Në këto përballje, kombëtarja shqiptare e futbollit, rezultatin më të mirë ndaj RFGJ, ka barazimin në nëntor e vitit 1967. Ndërsa rezultatin më të dobët ka humbjen 8-0 në vitin 1981.