FSHF akuzon UEFA-n: Perdor standarde te dyfishta
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Edhe pse tashmë UEFA e ka dhënë vendimin e saj përfundimtar në lidhje me incidentin e ndodhur në Beograd gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, Federata Shqiptare e Futbollit ka komentuar vendimin e organit evropian të futbollit për ndeshjen Mali i Zi-Rusi.
“Komisioni i Etikës dhe Disiplinës, i jep në tavolinë Rusisë 3 pike. FSHF mendon se ky vendim është tejet i drejtë. Duke marre shkas nga ky vendim FSHF thekson që në rastin e ndeshjes Serbi-Shqipëri, Komisioni i Etikës dhe Disiplinës nuk aplikoi të njëjtin standard gjykimi sepse dhuna në stadiumin “Partizani” të Beogradit ishte më ekstreme dhe e shoqëruar gjithashtu me thirrje raciste”, thuhet në reagimin e FSHF-së.
Tashmë, FSHF shpreson tek vënia në vend e drejtësisë nga ana e Gjykata e Arbitrazhit Sportiv. “Duke pritur vendimin e 17 prillit të CAS-it ne kemi shumë shpresë për një gjykim të drejtë, jo thjesht që kombëtares së Shqipërisë i takojnë 3 pikët, por sepse vendimi në favor të Shqipërisë është vendimi në favor të futbollit”, mbyllet reagimi i FSHF-së.