e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Messi dhe Ronaldo ne nje ekip?

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Messi dhe Ronaldo ne nje ekip?

Ish-fenomeni Ronaldo do të ishte i gatshëm të paguante të gjitha paratë e tij për të pasur në skuadër Messin dhe Ronaldon. Braziliani është pronar i ekipit Fort Lauderdale Strikers, që luan në ligën veriore të futbollit amerikan.

"Qielli është limiti për Strikers. Ky klub po bëhet i madh. Pse jo Messi? Pse jo Rondaldo? Brenda pak vitesh do të jemi në gjendje të realizojmë këtë objektiv, asgjë nuk është e pamundur", është shprehur ai. Ronaldo ka shtuar më tej se ShBA janë vendi i dytë në botë përsa i përket zhvillimit të futbollit dhe sipas tij, shumë lojtarë shkojnë në Florida për cilësinë e lartë të jetës atje. Si për ironi, ekipi i Ronaldos u mposht në takimin e parë të kampionatit.