e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Terim: Shumica e futbollisteve te Turqise me prejardhje shqiptare

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Terim: Shumica e futbollisteve te Turqise me prejardhje shqiptare

Përzgjedhësi i Turqisë, Fatih Terim, ka bërë një koment të veçantë në konferencën për media. I pyetur rreth prejardhjes së futbollistëve të tij turk, ai theksoi se shumica prej tyre janë nga trevat shqiptare. Përzgjedhësi turk, i pyetur nga gazetari i “Publiku.net” nëse ka ndonjë lojtar në përfaqësuesen e tij me prejardhje shqiptare, sikurse në të kaluarën Hakan Shukurin, theksoi se shumica e lojtarëve të tij janë me prejardhje nga këto treva. “Kemi grumbulluar shumë futbollistë për këto miqësore dhe ndoshta shumica prej tyre janë me prejardhje nga këto treva”, u shpreh duke qeshur trajneri turk. Për Terimin, sfida ndaj Kosovës do të jetë tejet e veçantë edhe për faktin se do të jetë ndeshja e 100-të në krye të Përfaqësueses së Turqisë.

Kosovë-Turqi, bileta arrin në 100 euro

Sot në orën 18:00, Kosova do të luaj ndeshjen e dytë miqësore të njohur nga FIFA, kundër Turqisë. Biletat e rregullta për ndeshjen ndërmjet Përfaqësueses së Kosovës dhe Turqisë janë shitur pothuajse tërësisht, por shqetësues mbetet fakti se edhe këtë radhë, njëjtë si në ndeshjen me Haitin, të pranishme janë edhe biletat që shiten në tregun e zi. Madje, “Zëri” ka mësuar që çmimi i tyre, sidomos në Mitrovicë, ka shkuar deri në 100 euro. Organizatori i ndeshjes, Agron Selimi, ka treguar se janë shitur të gjitha biletat, përpos dy pikave në Suharekë e Prizren, ku kanë mbetur pa u shitur nga 10-15 bileta. Ai theksoi se ka dëgjuar për shitjen e biletave në treg të zi, duke insistuar se FFK nuk mund të bëjë asgjë në këtë drejtim, për ndaljen e kësaj dukurie.