e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Pas Januzajt edhe Shaqiri: Kjo nuk do te thote qe do te luaj per Kosoven

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas Januzajt edhe Shaqiri: Kjo nuk do te thote qe do te luaj per Kosoven

Pas Shqipërisë refuzohet dhe Kosova, lojtarët e sukseshëm të diasporës nuk duket se duan të shqetësojnë karrierat në ekipe elitare. Shumë në Kosovë shpresuan se pasi nuk kishin pranuar Shqipërinë, mjaft shqiptarë të kosovës që luajnë për vende të tjera, do të ishin gati të braktisnin këto kombëtare për shtetin e ri. Goditja e parë nga Adnan Januzaj është pasuar nga ajo e Xherda Shaqirit, por ndërsa Januzaj ishte kategorik Shaqiri e ka thënë refuzimin e tij duke qeshur në një intervistë për Derbund.ch “Kam qenë disa herë në Bernë. Një herë vizitova edhe konsullatën e Kosovës atje. Por jo, kjo nuk do të thotë që unë do të luaj për Kosovën (qesh)”, tha Shaqiri që do të udhëheqë Zvicrën në Kampionatin Botërorë.