e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Everton interesohet per Strakoshen

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Everton interesohet per Strakoshen

Portieri i kombëtares shqiptare U-21 Tomas Strakosha ndodhet në radarin e skuadrës angleze të Everton. Strakosha luan gjithashtu si portier i parë tek skuadra e të rinjve të Lazios dhe ndaj klubit Italian është shtuar presioni për lojtarin shqiptar. Listës së klubve që kanë shfaqur interes për Strakoshën, i është shtuar edhe skuadra e Premier League, Everton. Tranjeri i këtij klubi Martinez e shikon Strakoshën si një zëvendësues ideal të portierit Howard, duke marrë parasysh se Evertoni do të zhvillojë një sezon të ngjeshur për shkak të pjesmarrjes në Europa League. Tomas Strakosha ka një kontratë deri në vitin 2015 me Lazion dhe klubi italian është duke planifikuar rinovimin e kontratës pasi nuk dëshiron të humbasë portierin shqiptar me parametra zero. Gjithashtu, presidenti Lotito nuk dëshiron të humbasë Strakoshën, i cili konsiderohet e ardhmja e portës laciale.