e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Tërbuni shpreson te mbijetesa, nisin finalet

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tërbuni shpreson te mbijetesa, nisin finalet

Një lajm i mirë vjen për skuadrën e Tërbunit. flamurtari terbuniMësohet se tashmë është firmosur çeku dhe lojtarët do të marrin rrogat këto ditë. Pukjanët, pavarësisht lojës së mirë, nuk arritën të shmangnin humbjen në sfidën ndaj Kukësit.

Pavarësisht renditjes, për Tërbunin nuk mund të konsiderohet se e ka prerë biletën e rënies, pasi janë ende edhe 10 takime dhe 30 pikë në lojë. Pukjanët duhen llogaritur si skuadër me cilësi që po u jep volum dhe bukuri takimeve sikur të ishte në krye të tabelës.

Pukjanët, të gjitha përballjet i konsiderojnë si një finale dhe me këtë motivacion do të ecin deri në mbyllje të këtij kampionati. Dihet se humbjet nuk janë të mira, por kur bën lojë të bukur para një ekipi që synon Europën, edhe rezultati negativ mund të jetë i pranueshëm. Për fat të mirë, rivalët për mbijetesë nuk ndodhen shumë larg me pikë dhe me pak kujdes edhe mund të kapen.

"Përballja e fundjavës ndaj laçianëve në stadiumin 'Ismail Xhemali' të Pukës do të vlerësohet shumë që të merren pikë, pasi ndodhemi në fund të renditjes. Tërbuni po luan në çdo takim si i barabartë me ekipet e mëdha dhe që janë në renditje më lart se ne dhe prandaj kam besim se ekipi do të arrijë të marrë pikë në takimet e ardhshme. Tani gara është bërë interesante për të gjitha ekipet si për ata në krye të tabelës së klasifikimit, po ashtu edhe për këto që janë për mbijetesë", shprehet trajneri Viktor Gjoni.

Përgatiti: Ditmir Pema