U-19/ Ngec Skënderbeu, Teuta e parakalon
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Partizani bën detyrën
Të rinjtë e Partizanit kanë mposhtur pa vështirësi Olimpikun, duke mos e vënë asnjëherë në dyshim fitoren. Bruno Lekgegaj shënoi i pari, pikërisht në ditën e ditëlindjes.
Pas pushimit, Sadiku i sapofutur në lojë ka dyfishuar shifrat, ndërsa Alillari shkurtoi diferencën në 2-1. Afër fundit ishte Janku që shënoi golin e sigurisë për të kuqtë.Abdulla Dushku
Partizani - Olimpiku 3-1
Golat: Lekgega 30', Sadiku 55', Janku 80' / Alillari 67'
Partizani: Dajsinani, N.Hoxha, Gjalpi (Tahirllari 47'), Janku, Trimi (Sadiku 54'), Bajrami (Qorri 65'), Lika (Hima 78'), Lekgega, M.Hoxha (Çelaj 76'), Mersini, Pula. Trajner: G.Tomorri
Olimpiku: Xhaferri, Puka, Kapedani, Gjoshi (Kapxhiu 59'), Shanaj (Musabelliu 76'), Haxhiu, Abazi, Shehi (Dylçe 49'), Aliu (Porja 71'), Hallkaj (Balla 56'), Alillari. Trajner: E.Ruço
Gjyqtarë: M.Kotherja, G.Cenolli, L.Pasha (Tiranë)
Vllaznia, vetëm barazim
Internacional - Vllaznia 1-1
Golat: Ngjela 48' / Pusi 73'
Internacional: Demollari, Hyska (Jahja 58'), Ngjela, Gazheli, Shehu, Bregu, Pinari (Çema 67'), Cikani, Rami, Ymeraj (Ndreko 67'), Mehmeti (Qesari 46'). Trajner: A.Dama
Vllaznia: Vjerdha (Kuraj 47'), Miloti (Kola 37'), Kaçubeja, Rajçeviq, Toma, Blinishta, Prençi, Zogaj, Kukaj, Hyseni (Pusi 46'), Balaj. Trajner: E.Doçi
Gjyqtarët: Q.Çopa, D.Kasa, K.Cenaj (Kavajë)
Kartonë të verdhë: Ngjela 11', Çikani 82' / Kukaj 46, Kola 51'
Nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 Internacionali vendës dhe Vllaznia. Ky rezultat i ka prishur shumë punë shkodranëve, që edhe pse kryesojnë përkohësisht, sot mund ta ndiejnë më shumë hapin fals, nëse Shkëndija e Tiranës fiton ndaj Portos. Golat u shënuan në pjesën e dytë, ku Ngjela kaloi vendësit në avantazh, ndërsa Pusi barazoi.Abdulla Dushku
Blutë, leksion korçarëve
AF Dinamo - Skënderbeu 2-0
Golat: Ethemi 28', Shahini 71'
AF Dinamo: Alushi, Ethemi, Hasa (Mero 46'), Goxhaj, Macaj (Mehmeti 56'), Bajo, Masha (Mukaj 61'), Cami (Tushi 76'), Kapllani, Shahini (Ostreni 51'), Allamani. Trajner: I.Spahiu
Skënderbeu: Dramolli, Minaj, Menko, Ivani, Bushi (Make 67'), Zeka (Mara 76'), Gjergjo, Zyberi (Myrtezaj 59'), Baftiu, Osmanllari (Sulollari 58'), Çupi. Trajner: J.Kaçi
Gjyqtarë: B.Qato, L.Koçi, A.Vila (Durrës)
Kartonë të verdhë: Ivani 56', Zeka 76'
AF Dinamo ka dhuruar spektakël ndaj Skënderbeut të Jani Kaçit, duke fituar me shifrat 2-0. Skuadra e Ilir Spahiut ka rrëzuar nga froni korçarët, pas një loje bindëse. Ethemi ka shënuar në minutën e 28-të, ndërsa për golin e sigurisë mendoi Shahini. Miqtë nuk dolën dot në lojën e tyre, ndërsa pas kësaj humbjeje zbritën në vendin e dytë.Abdulla Dushku
Zhgënjen Tirana
Brians - Tirana 1-0
Goli: Rica 53'
BRIANS: Pati, Gjoni, Fetaj, Mërdhoqi, Jahja, Xheka, Smaçi, Ujka (Herceku 46'), Gega, Rica, Miloti. Trajner: Gj.Filipi
TIRANA: Shehri, Zhivanaj, R.Nuriu (Isai 77'), M.Nuriu, Doka, Koldashi, Kuka (Cara 55'), Vrapi (Kalemaj 65'), Prendi, Çeliku, Memoçi.
Trajner: A.Hafizi
Gjyqtarë: A.Pirani, L.Jubani, J.Podgorica (Shkodër)
Kartonë të verdhë: Mërdhoqi 35', Gjonaj 89'
Të rinjtë e Briansit kanë befasuar dje Tiranën. Ka qenë një lojë mjaft e fortë, pasi të dyja skuadrat e kërkuan me çdo kusht fitoren. Pas një pjese të parë pa gola, në të dytën vendësit shënuan në minutën e 53-të me anë të Ricës. Ky gol mbeti në fuqi deri në fund dhe lezhjanët merituan fitoren, pavarësisht insistimit të bardhebluve për të barazuar.Preng Gjikola
Durrsakët janë të parët
Teuta - Apolonia 2-1
Golat: Vila 6', Hyka 23' / Hasani 46'
Teuta: Vata, Ajdini, Duka, Lika, Shala, Ndraxhi, Vila, Hoxha, Gripshi, Mara, Hyka. (U aktivizuan: Përkeqi, Kuçi). Trajner: G.Begeja
Apolonia: Çepele, Naçi, Çaushi, Velo, Braka, Ferro, Sota, Lalaj, Hëna, Mehmeti, Çaushi. (U aktivizuan: Kuçi, Mandia, Llollaj).
Trajner: M.Miho
Gjyqtarë: A.Merdanaj, R.Zifla, J.Isufi (Tiranë)
Teuta fiton dhe e mbyll fazën e dytë në krye. Edhe pse nuk ka qenë e lehtë me Apoloninë, të rinjtë e drejtuar nga Begeja kanë treguar "dhëmbët" që në pjesën e parë. Vila dhe Hyka u bënë protagonistë me dy gola, ndërsa loja ka pasur edhe tension pas një përplasje të Brakës me Gripshin. Fierakët shkurtuan diferencën e golave me Hasanin.Jeton Rexhmati
Besa fundos Elbasanin
Besa - Elbasani 2-1
Golat: Berberi 10', Hoxha 62' / Cani 38'
Besa: Puja, Berberi, Cara, Berati, Muka, Sula, Brahimaj, Hoxha, Efica, Xhihani, Borakaj. (U aktivizuan: Deliu, Kura, Qerolli).
Trajner: Y.Teliti
Elbasani: Papri, Cani, Dishani, Karaj, Dushku, Kasa, Canellari, Meta, Shabani, Stojku, Peqini. Trajner: A.Kila
Gjyqtarë: E.Ruçi, E.Hasanaj, E.Jahaj (Fier)
Besa ka arritur të mposhtë Elbasanin falë një loje më të mirë. Fillimisht ishte Berberi që kaloi në avantazh kavajasit, ndërsa më pas Cani barazoi shifrat. Ndërsa në pjesën e dytë Hoxha i dha fitoren Besës. Organizatori i talentuar, Andi Efica dirigjoi me topat e tij ofensivën verdhezi, duke furrnizuar Borakajn dhe Hoxhën.Feriz Ferizaj
Mjafton goli i Sadushit
Flamurtari - FK Dinamo 1-0
Golat: Sadushi 8'
Flamurtari: Sali, Qarri, Çakërri, Hajdini, Mara, Bocaj, Tushi, Kostandini (Xhindi 39'), Dalanaj (Sherifi 90+1'), Sino (Velaj 80'), Sadushi (Hoxhaj 90'). Trajner: G.Mezani
FK Dinamo: Shera, Mulaj, Bala, Doci, Ramaj, Gjuzi, Hasimetaj, Abazaj, Dauti (Petromilo 76'), Daci (Tabaku 63'). Trajner: O.Uku
Gjyqtarë: E.Allaj, E.Hatija, A.Marko (Patos)
Kartonë të verdhë: Bocaj, Xhindi / Bala, Mulaj
Flamurtari ka marrë një fitore minimale ndaj Dinamos. Ndeshja e zhvilluar dje ka qenë mjaft e luftuar nga të dyja ekipet. Në minutën e 8-të janë vlonjatët që do të kalonin në avantazh me anë të Sadushit. Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 1-0. Në pjesën e dytë loja është zhvilluar e fortë, ku dinamovitët kanë rrezikuar disa herë.Kastriot Brahimaj
Triumf i Pogradecit
Pogradeci - Shkëndija e Durrësit 2-1
Golat: Menkshi 20', Demiraj 64' / Shytermeja 88'
Pogradeci: Baçi, Yzellari, Laraku, Molla, Tota, Manellari, Demiraj, Bajraktari, Menkshi, Zeka, Kelo. Trajner: F.Fetollari
Shkëndija e Durrësit: Gjuzi, Xhakoli, Lamaj, Hajdari, Cërriku, Uka, Frroku, Ferroku, Pengjoni, Perkolaj, Shytermeja. Trajner: A.Domi
Gjyqtarë: S.Dyrmyshaj, E.Danaj, R.Muzhaqi (Elbasan)
Pogradeci nuk fal në shtëpi, teksa mposht Shkëndijën e Durrësit me shifrat 2-1. Liqenorët preferuan sulmin që në fillimin e lojës, duke u vënë në kërkim të golit, i cili erdhi pas 4 rasteve të pastra. Menkshi shënon i pari dhe ky gol pasohet në pjesën e dytë me atë të Demirajt. Sulmi vendës me Bajraktarin, Manellarin dhe Zekën ishte në formë.Pëllumb Starova
Super-Tomori, 9 gola
Vlora - Tomorri 2-9
Golat: Islamaj 42' (11-m), Furxhiu 48' / Ajdinaj 2', 9', 35', 37', Hyseni 29', Kule 47', Koka 74', Cufe 80', Sherifi 90+2'
Vlora: Nuraj, Furxhiu, Lilaj, Goxhaj, Koçeri, Mojallia, Nelaj, Nanaj, Çobaj, Jaupaj, Islamaj. (U aktivizuan: P.Idrizaj, Kabello, E.Idrizaj, Perona). Trajner: L.Gjondeda
Tomori: Lybeshari, Xherimeja, Halitaj, Serdari, Lamaj, Kumani, Ajdinaj, Dobra, Koka, Kule, Hyseni. (U aktivizuan: Skëndo, Cufe, Lamaj, Sherifi). Trajner: K.Arbri
Gjyqtarë: O.Çela, M.Biti, A.Xhafa (Patos)
Kartonë të verdhë: Lilaj, Nanaj
Tomori ka shkatërruar Vlorën me shifrat 9-2. Skuadra e drejtuar nga Klodian Arbri ka qenë e papërmbajtshme, veçanërisht sulmuesi Ajdinaj, i cili realizoi katë herë. Më pas protagonistë u bënë Hyseni, Kule, Koka, Cufe dhe Sherrifi. Për vlonjatët shënuan Islamaj dhe Furxhiu, por sa për statistikë, pasi beratasit nuk rreshtën së realizuari.Kastriot Brahimaj
Bylisi akuza për vjedhje, Luftëtari mohon
Luftëtari - Bylisi 2-0
Golat: Mahmutaj 24', Ksera 66'
Luftëtari: Buxaj (Qyrani 76'), Matushi, Halilaj, Çela, Koshi (Ahmetaj 82'), Puci, Ksera (Aliko 87'), Kondili, Cani (Këndella 61'), Mahmutaj, Bajo. Trajner: P.Meçi
Bylisi: Lina, Bregasi, Doksani, Ismailaj, Saliaj, P.Fejzaj, Kapllanaj, Xhafa (Mehmeti 54' - Jaupaj 86'), Sinaj, Shametaj, R.Rejzaj.
Trajner: A.Meta
Gjyqtarë: Q.Ruci, A.Bello, K.Koshi (Sarandë)
Kartonë të verdhë: Halilaj 22', Mahmutaj 56', Matushi 67'
Të rinjtë e Luftëtarit kanë mposhtur 2-0 Bylisin, me nga një gol për çdp pjesë. Për skuadrën e Petraq Meçit fillimisht ka realizuar Mahmutaj në minutën e 24-t, ndërsa në pjesën e dytë Ksera realizoi golin e sigurisë. Epërsia e gjirokastritëve ka qenë e madhe, madje Puci ka goditur edhe tranversën, por deri në fund shifrat kanë mbetur 2-0. Pas ndeshjes, në faqen zyrtare të Bylisit në "Facebook" ka pasur një reagim të fortë, madje klubi ballshiot akuzonte se në dhomat e zhveshjes janë vjedhur sende personale të lojtarëve të rinj, madje edhe parà. Mirëpo, kjo i ka çuditur gjirokastritët dhe për "Panorama Sport", trajneri Meçi ka mohuar gjithçka. "Tani po i dëgjoj këto pretendime, që janë thjesht shpifje. Është e turpshme, unë jam takuar menjëherë pas ndeshjes me kolegun tim te Bylisi dhe jemi ndarë miqësisht. Nuk na është thënë asgjë nga ballshiotët dhe më vjen çudi pse shpifin në rrjetet sociale. Ne i mirëpresin të gjitha ekipet, sepse në Gjirokastër luhet futboll dhe ka kulturë", - deklaroi Meçi.Tomorr Shehu
Butrinti - Tirana B 4-0
Golat: Andoni 15', Muça 48', 76', 89'
Butrinti: Zani, Grembi, Xarba, Isufi (Islami 61'-Ademi 75'), Selmani, Lala, Hoxha, Andoni (Kreci 71', Veliu, Kasaj, Muça. Trajner: A.Faslliu
Tirana B: Enesi, Prençi, Shehu, Sadiku, Salliu, Demaj (Molla 69'), Vishko, Pillati (Nezaj 76'), Gjinollari, Duraku (Peleshko 37'), Tema. Trjner: K.Pengili
Gjyqtarë: K.Hoxha, G.Memushi, A.Muzhai (Gjirokastër)
Kartonë të verdhë: Sadiku 60´
Akademia - Laçi 2-0
Golat: Vatnikaj 57', 74'
Akademia: Hasanbelliu, Çeka, Gjermizi, Koçi (Rika 90+14'), Shehi, Qurdedi, Kovaçi (Jahori 90+15'), Kallaku (Demollari 90+4'), Gjakova, Toska (Stafa 35'), Vatnikaj. Trajner: A.Bozo
Laçi: Haxhiu, Lika, Përgjoka, Balozi (Dodaj 69'), Bushi, Gjoka (Vuksani 55'), Bushpepa, Prodani (Balloshi 62'), Merdhoci, Baboçi (Elezaj 61'), Elmazi (Gjoni 60'). Trajner: F.Zervaj
Gjyqtarë: K.Zharkalli, I.Cani, L.Cani (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Përgjoka 48', Lika 58, Balozi 69', Bushi 76'
Kartonë të kuq: Qurdedi 32', Shehi 90+2'
U-19
Kategoria Superiore
Java e 18-të (13/14.03.2016)
Brians-Tirana 1-0
Partizani-Olimpiku 3-1
Akademia-Laçi 2-0
Internacional-Vllaznia 1-1
Porto-Shkëndija e Tiranës (sot)
Renditja F B H G+/G- P
- Vllaznia 13 2 3 44-13 41
- Shkëndija T. 13 2 2 31-7 41
- Partizani 12 4 2 36-18 40
- Tirana 9 3 6 58-27 30
- Laçi 7 4 7 17-17 25
- Akademia 7 1 10 29-35 22
- Brians 4 6 8 15-25 18
- Internacional 4 6 8 21-36 18
- Porto 4 0 13 14-50 12
- Olimpiku 1 2 15 9-47 5
* Kalendari i fazës së tretë do të përcaktohet pas ndeshjes së sotme mes Portos dhe Shkëndijës së Tiranës;
Grupi B
Java e 18-të (13.03.2016)
Besa-Elbasani 2-1
Flamurtari-FK Dinamo 1-0
Teuta-Apolonia 2-1
Pogradeci-Shkëndija e Durrësit 2-1
AF Dinamo-Skënderbeu 2-0
Renditja F B H G+/G- P
- Teuta 13 2 3 32-11 41
- Skënderbeu 13 1 4 34-14 40
- Flamurtari 9 2 7 22-22 29
- AF Dinamo 7 4 7 28-20 25
- Shkëndija D. 7 3 8 26-22 24
- FK Dinamo 6 6 6 16-18 24
- Pogradeci 5 6 7 17-19 21
- Besa 7 0 11 14-28 21
- Apolonia 4 4 10 20-33 16
- Elbasani 4 2 12 18-42 14
Java e 19-të (20.03.2016)
Teuta-Elbasani (12:00)
Skënderbeu-Apolonia (12:00)
Flamurtari-Besa (12:00)
AF Dinamo-Pogradeci (12:00)
Shkëndija e Durrësit-FK Dinamo (12:00)
Kategoria e Parë
Grupi A
Java e 12-të (13.03.2016)
Kukësi-Besëlidhja 0-0
Vllaznimi-Kastrioti 1-1
Tërbuni-Shkëndija B. e Tiranës 1-4
Renditja F B H G+/G- P
- Kukësi 10 2 0 33-7 32
- Shkëndija B. 6 2 4 25-18 20
- Kastrioti 6 1 5 26-22 19
- Vllaznimi 3 4 5 21-30 13
- Besëlidhja 2 3 7 10-17 9
- Tërbuni 2 2 8 15-36 8
Java e 13-të (20.03.2016)
Besëlidhja-Vllaznimi (12:00)
Shkëndija B. e Tiranës-Kukësi (12:00)
Kastrioti-Tërbuni (12:00)
Grupi B
Java e 12-të (13.03.2016)
Vlora-Tomori 2-9
Luftëtari-Bylisi 2-0
Butrinti-Tirana B 4-0
Lushnja pushim
Renditja F B H G+/G- P
- Butrinti 9 0 2 31-6 27
- Lushnja 7 1 1 17-4 22
- Tomori 7 0 4 31-10 21
- Luftëtari 5 2 3 13-9 17
- Tirana B 4 0 5 9-17 12
- Bylisi 0 2 8 5-19 2
- Vlora 0 1 9 5-44 1
Java e 13-të (20.03.2016)
Tirana B-Luftëtari (12:00)
Bylisi-Vlora (12:00)
Tomori-Lushnja (12:00)
Butrinti pushim