e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Teqja do të kthehet me maskë, Karan për terapi në Mal të zi

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Teqja do të kthehet me maskë, Karan për terapi në Mal të zi

Tirana edhe këtë javë do të ketë mungesa të mëdha. Edhe pse pritej që të kishte ndonjë rikthim, organika do të mbetet e cunguar. Rikthehet Dorian Kërçiku që ezauroi skualifikimin, por do të mungojë kapiteni Erando Karabeci që plotësoi numrin tre të kartonëve.teqja malaj Nga infermieria i vetmi i rikuperuar është Olsi Teqja. Por edhe ai pritet që të luajë me maskë kundër ish-ekipit, për të shmangur përkeqësimin e hundës së thyer.

Edhe Argjend Malaj është rikuperuar plotësisht dhe pritet që të jetë gati.

Nga ana tjetër, Gentjan Muça edhe pse drejt riaftësimit, ende nuk mund të thuhet që është 100 për qind gati. Këtë javë ata do të jenë nën vëzhgim, por vështirë se stafi teknik do t'i rrezikojë. Dejan Karan po ashtu nuk ia del. Mbrojtësi serb dje ka shkuar në Mal të Zi, ku po kryen kontroll dhe terapi në shpinë.