e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Nojer: Jemi mësuar me goleada, por do të ketë edhe fitore 1-0

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Nojer: Jemi mësuar me goleada, por do të ketë edhe fitore 1-0

Po të mos ishte ai në një tjetër ditë të mirë, Benfika mund t'i kishte hapur më tepër telashe se ç'bëri Bajernit në "Allianz Arena". Manuel Nojer ndali një gol të sigurt të Zhonasit, i cili u shfaq përballë portierit gjerman, që ishte si gjithnjë efikas në lojën e tij me këmbë për të ndihmuar shokët e mbrojtjes.Nojer

Pas ndeshjes, numri 1 i Guardiolës njohu meritën e kundërshtarit, duke thënë se mbrojtja e Rui Vitorias ishte tepër solide. "Katërshja e mbrojtjes portugeze funksionoi shumë mirë.

Por ne nuk luajtëm keq. Thjesht nga mungoi goli i dytë, të cilin e kërkuam shumë", ishin fjalët e para të gardianit, që u ndal të theksonte:

"U detyruam të bëjmë shumë pasime, por në fillim luajtëm shumë mirë. Benfika e dinte mirë planin që kishim përgatitur dhe u vendos mirë.

Ata u mbrojtën saktë". Por 30-vjeçari nënvizon se e rëndësishme është që skuadra nuk pësoi: "Duhet të jemi të kënaqur për faktin që e ruajtëm portën të paprekur. Javë pas jave jemi mësuar me fitore të thella, por do të ketë edhe ndeshje që do t'i fitojmë 1-0. Do të jetë e vështirë në Lisbonë".