Pajtohen Hoxha dhe Karakaçi: Ishte keqkuptim
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Humbja dhe sherri nuk kaloi pa zhurmë te Tërbuni. Viktor Gjoni gjatë analizës së zhvilluar dje është ndalur gjerësisht te konflikti mes Eglant Haxhos dhe Abaz Karakaçit.
Pas sqarimeve që dhanë, portieri dhe kapiteni janë pajtuar, duke i kërkuar falje njëri-tjetrit për skenat aspak të hijshme që shfaqën në ndeshjen kundër Tiranës.
Trajneri ua ka bërë të qartë se nuk do t'i tolerojë këtë situata, teksa konkretisht u tha: "Kini kujdes në këto 8 takime të fundit që kanë mbetur.
Mos bini pre e provokimeve. Pavarësisht mungesës së financave, dua t'ju komplimentoj për lojën e bukur që prodhuat. Por në fund nuk i dolëm.
Megjithatë, nuk është turp të humbasësh me Tiranën. Dy golat e fundit erdhën nga pakujdesia në mbrojtje. Mund t'i evitonim, por edhe gabimet janë pjesë e lojës". Pas trajnerit, foli edhe portieri Haxho, i cili shpjegoi variantin e tij të ngjarjeve.
"Ishte një mosmarrëveshje, sepse mbrojtësi Beci u provokua nga lojtari i Tiranës, Papa. Karakaçi u nxitua dhe kështu vazhdoi grindja. Trajneri ka të drejtë që na kritikon për humbjen në atë ndeshje. Sakaq, mes nesh gjithçka e zgjidhëm.
I kërkuam falje njëri-tjetrit", tha portieri. I së njëjtës linjë ishte edhe mesfushori shkodran. "Zgjidhëm gjithçka. Ishte një keqkuptim. Kjo gjë nuk duhet të ndodhë në një ekip. Më vjen keq që shkoi ashtu, por këto janë nervat e lojës", tha Karakaçi gjatë analizës.
Pasi i dëgjoi të dy, trajneri i përgëzoi që i dhanë zgjidhje këtij konflikti, ndërsa u kërkoi që të qëndrojnë të bashkuar, pasi vetëm kështu mund të gjejnë kthesën kundër Bylisit.