e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Telushi del garant: Mbijetojmë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Telushi del garant: Mbijetojmë

Bruno Telushi është i sigurt se Flamurtari mbijeton. telushiKapiteni e pranon krizën, por nga ana tjetër sqaron se grupi i lojtarëve, që është pjesë e vlonjatëve, e ndien peshën e fanellës. Në një prononcim për mediat, mesfushori thotë se mbledhja e fundit i ka shkundur jo pak.

"Kemi kaluar një situatë jo të mirë. Jemi në një pozicion aspak të favorshëm në klasifikim. Por unë nuk e mendoj aspak rënien nga kategoria. Ne kemi në përbërje lojtarë shumë cilë- sorë, të cilët e ndiejnë peshën e fanellës. Kemi lojtarë cilësorë dhe do të bëjmë më të mirën.

E dimë që situata rëndon mbi ne. Kemi zhvilluar një mbledhje disa ditë më parë. Ajo shërbeu për të shkundur ekipin dhe besoj se e arriti qëllimin. Nuk ishte një mbledhje për 'prerje kokësh', por ishte një mbledhje me qëllim që ne të bëjmë të gjithë bashkë më të mirën për këtë fanellë", tha Telushi.

Teuta

Kapiteni Bruno Telushi ndalet edhe te ndeshja me Teutën që ekipi do të luajë në transfertë. Mesfushori vlonjat deklaron se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, ku ekipi duhet të bëjë maksimumin.

"Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë për ne. Me Teutën është një takim shumë i vështirë. Kundërshtari është një ekipi mirë, por mbi të gjitha ka një trajner shumë punëtor dhe që ne e respektojmë shumë. Në fushën e Teutës ne kemi hasur shumë vështirësi. Ne jemi të karikuar për të bërë më të mirën tonë. Tri pikë në atë takim vlejnë shumë për ne, për ecurinë e mëtejshme në kampionat", u shpreh kapiteni.

Vazhdimësia

Telushi e shikon vazhdimësinë shumë të vështirë dhe çdo ndeshje e cilëson si finale. "Faza e katërt do të jetë shumë e vështirë për ne, po ashtu edhe kalendari. Por çdo ndeshje duhet ta shikojmë si finale për të marrë më të mirën. Jemi të përqendruar më shumë te kampionati, por mendojmë edhe përKupën që ka një specifikë tjetër.

Ndeshjet duhet t'i marrim me radhë dhe të luajmë sikur të jemi në finale. Po ashtu do të japim maksimumin edhe në Kupë, që është një mundësi shumë e mirë për ne për ta mbyllur sa më mirë dhe për të rikuperuar ato gabime që kemi bërë në kampionat", përfundon Telushi.