e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Telashet nuk kanë fund, 8 muaj burg për Ilir Azemin

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Telashet nuk kanë fund, 8 muaj burg për Ilir Azemin

Sulmuesi kosovar i Grojter Furthit, Ilir Azemi vazhdon të ketë telashe jashtë fushës së blertë. Kur u duk se gjithçka ishte stabilizuar pas rikthimit me 5 gola në miqësore, tashmë vjen një tjetër lajm i keq për të.azemiDitën e sotme atij i është komunikuar vendimi se është dënuar me 8 muaj burg me kusht. Futbollisti ishte nxjerrë nga një diskotekë në Nurnberg në natën e 2 majit 2015 pasi kishte ngacmuar femrat, shkruan Bild.de.

Ai kishte reaguar duke sulmuar njeriun e sigurimit ndërsa më pastaj ishte zënë edhe me një polic federal, deri sa të dy ishin rrëzuar për tokë. Për të gjitha këto, Ilir Azemit i ka ardhur edhe fatura. Ai është dënuar me tetë muaj burg me kusht për dhunë fizike.

azemi