e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

PSG thyen Çelsin 2-1, Benfika surprizon Zenitin në shtesë (Video)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
PSG thyen Çelsin 2-1, Benfika surprizon Zenitin në shtesë (Video)

UPDATE/ Kanë përfunduar mbrëmjen e së martës dy takimet e para për 1/8 e Ligës së Kampionëve. Dy skuadrat vendase, PSG dhe Benfika kanë fituar ndaj Çelsit dhe Zenitit.

PSG-Çelsi 2-1

Skuadra e parë që gjeti rrugën e rrjetës ishte PSG-ja. Autori i golit ishte Zlatan Ibrahhimoviç, i cili shënoi ndaj Çelsit në minutën e 39´ të pjesës së parë.

Por blutë e Hiding u përgjigjën duke barazuar rezultatin në fund të pjesës së parë. Pa u mbyllur ende koha e rregullt, Mikel shonoi golin e barazimit duke i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes.

1455655280571_lc_galleryImage_Football_Soccer_Paris_St_Pjesa e dytë nisi me ritëm më të lartë lojë për skuadrën e Lerent Blank. Vendasit u shfaqën më të rrezikshëm para portës së Çelsit. Edison Kavani kaloi PSG-në sërish në avantazh në minutën e 78´, duke përcaktuar edhe fatin e këtij takimi.

Benfika - Zenit 1 - 0

Benfika mori një fitore me shumë vlerë në fushën e saj ndaj Zenitit. Kur ndeshja dukej se do të shkonte drejt mbylljes pa gola, Jonas gjeti rrugën e rrjetës në minutat shtesë (90+1´).

FORMACIONET ZYRTARE:

PSG (4-3-3): Trap, Marquinhos, T.Silva, D. Luiz, Maxwell, Verratti, Motta, Matuidi, Lucas, Ibrahimovic, Di Maria. Trajner: Blank

Çelsi (4-2-3-1): Courtois, Azpilicueta, Cahill, Ivanovic, Baba, Fabregas, Mikel, Pedro, Willian, Hazard, Diogo Costa. Trajner: Hiding

Benfika (4-3-3): Julio Cesar, Lindelof, Eliseu, Jardel, A. Almeida, Aamaris, Gaitan, Renato Sanches, Mitrogou, Jonas, Pizzi. Trajner: Rui Vitoria

Zenit (4-2-3-1): Lodygin, Anyukov, Garay, Lombaerts,Criscito, Witsel, Javi Garcia, Shatov, Hulk, Danny, Dzuyuba. Trajner: Boas