Tek Erzeni betohen për drejtësi
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Erzeni ka arritur një fitore të merituar të shtunën e kaluar në Pezë ndaj Adës së Velipojës dhe tashmë bëhet gati për fazën e tretë.
Administratori i shijakasve, Altin Keçi, shprehet: "I kemi bërë një mbyllje dinjitoze dy fazave të kampionatit duke fituar thellë të shtunën e kaluar ndaj Adës. Ai sukses pati vlera edhe për tifozerinë, e cila pas 4 ndeshjeve që nuk mundi të shijojë ndeshjet për shkak të penalizimit, ishte e pranishme.
Pavarësisht vendit komod në renditje, Erzeni është një skuadër serioze dhe nuk do të tolerojë askënd. Do të luajmë vazhdimisht vetëm për të fituar sepse është një skuadër që paguhet, madje e ka marrë edhe pagën pas fitores me Adën", përfundon Keçi.
Përgatiti: Fiqiri Shehu