e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Milani tenton blerjen e Ibrës, Galiani negociata me PSG-në

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Milani tenton blerjen e Ibrës, Galiani negociata me PSG-në

Zlatan Ibrahimoviç është në prag të skadimit të kontratës së tij me francezët e PSG-së (deri më 30 gusht të 2016-ës) dhe deklaratat e bëra së fundmi nga futbollisti tregojnë se ai nuk ka ndërmend të rinovojë.

195140298-9c637ce9-15b9-46ff-aa4e-cf8ca15687d2Pas këtyre qëndrimeve disa nga klubet më të mirë europiane kanë shprehur interes për ta patur në skuadër. Mediat italiane shkruajnë se më i interesuar është ekipi i Milanit.

"Dy muajt e fundit do të jenë deçizivë për të përcaktuar të ardhmen e Ibrahimoviç. Adriano Galiani do ta provojë deri në fund për të bindur Mino Raiolën për të sjellë asistin e tij në Milano",-shkruan e përditshma italiane "Corriere dello Sport".

Por përtej dëshirës së madhe të kuqezinjve që Ibrahimoviç t'i bashkohet Milanit, problem mbetet mospjesmarrja në Ligën e Kampionëve.

Rezultatet e fundit tregojnë se Milani ka shumë pak shance për të kapur një vend në Champions League dhe Ibrahimoviç kërkon që të jetë pjesë e kompeticionit më të rëndësishëm europian për klubet.

Lidhur me të ardhmen e tij, Ibrahimoviç ka deklaruar pak ditë më parë se "i dua tifozët dhe ambientin këtu, ndjehem shumë mirë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë vitin tjetër, por për tani di që nuk do të rri këtu".