Tek Atletiko akuzojne Arbitrat mbrojne Barcelonen

Tek Atletiko akuzojnë: Arbitrat mbrojnë Barcelonën

Atletiko e Madridit nuk ka arritur të ruajë dot qetësinë edhe pas ndeshjes. Sipas tyre, arbitri gaboi që nxori me karton të kuq Fernando Torresin.Simeone Simeone - "Dua të përgëzoj lojtarët e mi, sepse zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer. Sigurisht që kartoni i kuq në dëm të Torresit nuk ishte dhe na penalizoi ndjeshëm, por nuk dua të komentoj për arbitrin. Luftuam deri në fund. Tani pres që Madridi të jetë i zjarrtë në duelin e kthimit dhe të përmbysim gjithçka.

Është e vështirë, por jo e pamundur", u shpreh trajneri i Atletikos. Filipe Luis - "Mesin e mbrojnë arbitrat. Barcelonën e mbrojnë arbitrat. Shfaqje të tilla e dëmtojnë shumë UEFA-n, sepse japin imazh të keq. Nuk duhet të vazhdohet me favorizime të tilla", tha mbrojtësi.

Gabi - "Kartoni i dytë i verdhë nuk duhej dhënë. Po dominonim deri në atë moment dhe mund të kishim shënuar golin e dytë. Jam i zhgënjyer, pse u ndëshkuam nga arbitri dhe jo nga Barcelona. Me dhjetë lojtarë në 'Kamp Nou' është mjaft e vështirë të rezistosh".

Griezman - "Më vjen keq që në një ndeshje kaq të rëndësishme protagonist të bëhet arbitri. Nuk di çfarë të them, pasi jam shumë i zhgënjyer".


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama