Mici kundër së shkuarës: Nuk pësojmë në Vlorë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Gledi Mici beson se kupa këtë vit do të shkojë në Kukës. Përtej nostalgjisë për kohët kur luante me Flamurtarin, ai paralajmëron vlonjatët për eliminimin. "Është një ndeshje mjaft e rëndësishme për ecurinë tonë. Madje do ta cilësoja si një nga takimet më të vështira të këtij sezoni.
Ne do të shkojmë në Vlorë për të bërë lojën tonë dhe të tregohemi të kujdesshëm për të mos pësuar gol. Por, kjo nuk do të thotë që nuk do të jemi ofensivë. Duele të tilla dhe sidomos në Kupë nuk kanë favorit. Edhe pse ne kemi një ecuri të mirë në kampionat, nuk jemi të favorizuar.
Çdo gjë është e hapur. Ne kemi filluar të luajmë mirë si jashtë dhe brenda fushës, ndaj edhe në këtu dy ndeshje që vlejnë për finalen do të bëjmë gjithç- ka për të realizuar me sukses objektivin. Edhe nëse fitojmë në Vlorë, prapë kualifikimi do të përcaktohet në kthim, pra në 90 minutat e dyta.
Në futboll asnjëherë nuk i dihet dhe nuk ka vend për parashikime, prandaj është i bukur ky sport", u shpreh fillimisht mbrojtësi i linjës së majtë për "Panorama Sport". Më tej, ai foli edhe për të shkuarën, pasi sot do të shkojë në Vlorë, por me statusin e "ish"-it.
"Në Vlorë kam kaluar shkëlqyeshëm dhe në këtë rast falënderoj shefin Shpëtim Gjika dhe presidentin Sinan Idrizi, po ashtu edhe tifozët vlonjatë. Por, përtej nostalgjisë për ato kohëra, për mua kjo është një ndeshje si gjithë të tjerat, pasi ky është profesioni ynë, ndaj duhet të dimë të menaxhojmë dhe emocionet.
Në Vlorë kam shumë miq dhe gjithmonë bisedoj me ta. Të them të drejtën, nuk kemi folur për këtë ndeshje, pasi kemi qenë mjaft të përqendruar dhe nuk ka kohë për shaka dhe ngacmime. Do flasim në fushë. Pastaj nuk është hera e parë që luajmë kundër njëritjetrit.
Por të gjitha sfidat janë speciale për ne, nga ana tjetër është gjë e mirë se njohim lojën e tjetrit dhe kështu përgatitemi më mirë deri te detajet më të vogla", sqaroi Mici. Më tej, kur u pyet për finalen e 2014-ës mes Flamurtarit dhe Kukësit, që asokohe ai e fitoi me fanellën e kuqezinjve, thotë:
"Unë në atë finale kisha krahun e thyer dhe e kam ndjekur me mjaft emocion nga tribuna. Asokohe u gë- zova, por tashmë zemra ime do që ta çojmë trofeun në Kukës. Ka ardhur koha që edhe ne të marrim këtë kupë. E meritojmë.
Ne jemi të aftë ta bëjmë këtë gjë dhe e kemi treguar gjatë gjithë këtyre kohëve, më shumë në këto dy fazat e fundit. Këtë herë fati i keq i Flamurtarit që i ra përballë nesh, ndaj dhe restoja është çështje kohe", përfundoi mbrojtësi i Kukësit.