e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Skuadra bën analizë, Agostineli nuk dëshiron lojtarë të dorëzuar

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Skuadra bën analizë, Agostineli nuk dëshiron lojtarë të dorëzuar

Partizani nga dita e hënë ka nisur përgatitjet për transfertën e Vlorës, takim që vjen pas barazimit 0-0 në fushën e Laçit. Kur kanë mbetur edhe tetë javë nga fundi, distanca mes të kuqve të vendit të dytë dhe Skënderbeut kryesues ka shkuar në 6 pikë.partizani agostineli racic batha Por në kampin e kuq nuk janë dorëzuar, madje ky ka qenë edhe thelbi i analizës së bërë të hënën nga trajneri Andrea Agostineli dhe drejtori Dritan Dervishi me ekipin. Para fillimit të javës stërvitore për Flamurtarin stafi ka zhvilluar një analizë të shkurtër me ekipin.

Trajneri Agostineli që pas ndeshjes në Laç deklaroi se nuk ka shumë gjëra për t'i thënë ekipit për paraqitjen, kështu që gjatë analizës së djeshme ai është marrë me përgatitjen psikologjike të skuadrës për pjesën e mbetur.

"Fjalën 'dorëzim' nuk dua ta dëgjoj apo ta shikoj tek asnjëri. Kush ndihet i dorëzuar tani, më mirë të na e thotë, pasi ne do të luftojmë deri në fund me shpresën që deri kur të shkojmë në Korçë diferenca të jetë - 3 pikë.

Kështu që kërkohet mobilizim dhe përqendrim që të mos bëjmë asnjë gabim në ndeshjet e mbetura", kështu u është drejtuar mes të tjerave trajneri italian lojtarëve të Partizanit para fillimit të javës stërvitore. Në analizë ka folur edhe drejtori Dervishi, i cili u ka pohuar se stafi drejtues me në krye presidentin Demi kanë besim se ekipi mund t'ia dalë, kështu që fjala "dorëzim" në betejën për titullin kampion nuk duhet të bëjë pjesë në ekip.

"Mirë ishte që të vazhdonim ritmin edhe në Laç, por asgjë nuk ka mbarur pas asaj sfide. Në betejën me Skënderbeun diferenca aktuale, që është 6 pikë, na mban në të njëjtat pozita siç ishim para Laçit, kur ishim 4 pikë larg.

Si 4 apo 6, njëlloj janë, sepse dy ndeshje janë për t'u rikuperuar. Prandaj edhe në emër të presidentit po ju them që duhet të jemi të gjithë të bashkuar dhe të vijojmë punën për finalizimin me sukses të sezonit. Te Partizani nuk ka vend për pesimizëm", u ka deklaruar mes të tjerave drejtori Dervishi lojtarëve.

Disa nga lojtarët kryesorë të ekipit, me në krye kapitenin Alban Hoxha, i janë përgjigjur pozitivisht apelit të drejtuesve dhe u kanë premtuar atyre dhe tifozëve se ekipi do të bëjë më të mirën në ndeshjet e mbetura, me qëllim që të realizohet objektivi madhor. Për të dielën rikthehet nga pezullimi braziliani Filipe Gomes, i cili nuk luajti në Laç. Por edhe kësaj radhe grupi nuk do të jetë i plotë, pasi do të mungojë Daja që ka plotësuar numrin tre të kartonëve të verdhë