e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ramadani do surprizën: Po kaluam Kukësin, marrim kupën

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ramadani do surprizën: Po kaluam Kukësin, marrim kupën

Zekerija Ramadani kërkon "kokën" e Kukësit. Në një prononcim për "Panorama Sport", trajneri i Flamurtarit e vlerëson si shumë të vështirë ndeshjen, por jo të pamundur për ta fituar. Tekniku kërkon nga ekipi që të vijojë aty ku e la me Teutën.ramadani

"Takimi i parë i gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë është shumë i vështirë, pasi përballë kemi Kukësin, që ka një superskuadër. Por ne e kemi vlerë- suar maksimalisht atë dhe nëse do të tregojmë lojën që zhvilluam në pjesën e dytë me Teutën, përballja do të jetë në favorin tonë.

Nëse Flamurtari nuk do të zhvillojë këtë lojë, do ta kemi shumë të vështirë ndaj Kukësit", u shpreh fillimisht Ramadani. Kundërshtari- Ramadani kërkon që edhe kësaj radhe të përsëritet historia dhe të eliminohet Kukësi, pasi finalja do të jetë edhe më e lehtë.

"Kundërshtari ka vlerësim maksimal nga ana jonë. Vetë rezultatet që Kukësi ka pasur tregojnë për nivelin e kësaj skuadre. Gjithsesi, unë besoj tek ekipi im, pasi po këta futbollistë arritën që të eliminonin Tiranën në kryeqytet. Përse të mos eliminohet edhe Kukësi?

Nuk të jepet mundësia disa herë që të jesh në prag të Europës, kështu që do të ishte për të ardhur keq nëse Flamurtari nuk e shfrytëzon këtë mundësi. Shanset për të shkuar në finale dhe për ta fituar kupën janë të barabarta, 50 me 50.

Janë dy ndeshje, e para në Vlorë dhe e kthimit në Kukës, prandaj duhet menaxhuar mirë rezultati për të arritur deri në finale. Dua që të përsëritet edhe një herë historia. Flamurtari kupën e fundit e ka fituar kundër Kukësit.

Le të përsëritet sërish historia që të eliminojmë Kukësin dhe të dalim në finale. Jam i bindur se me eliminimin e Kukësit, finalja do të jetë edhe më e lehtë për Flamurtarin", tha trajneri. Tifozët- Flamurtari do të ketë disa mungesa sot, por trajneri fton tifozët që të mbështesin maksimalisht ekipin ndaj Kukësit.

"Ftoj tifozët që të na mbështesin në ndeshjen me Kukësin dhe të jenë sa më të shumtë në shkallët e stadiumit, pasi ne do t'ua shpërblejmë. Nëse arrijmë të fitojmë kupën, pasi mbijetesa është objektivi i parë, besoj se tifozët do të na i falin gabimet që kemi bërë gjatë kampionatit. Unë jam i bindur, pasi tifozët tanë janë nga ata që dinë të falin", përfundon Ramadani.