Të veçanta/ Policia ngujon vendësit 30 minuta në stadium
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
-?Para fillimit të ndeshjes, ultrasit e Partizanit kanë grisur një banderolë të ekipit të Teutës që ndodhej pranë tribunës ku ata u akomoduan. Ky veprim i ka irrituar tifozët e Teutës, të cilët më pas shpërthyen në sharje.
-Kur takimi ishte në minutën e dytë, trajneri Gugash Magani shkon dhe përshëndet homologun e tij italian.
-Kundërsulm i Teutës, topi del në rivënie anësore. Çyrbja shkon të marrë topin që ishte në duart e Maganit, por trajneri, duke parë që skuadra nuk ishte e mirëvendosur, nuk ia jep topin lojtarit.
-?Lamçja që zëvendësoi elbasanasin tjetër Musta, të dëmtuar në minutën e 38- të, në pushim të ndeshjes nuk futet me ekipin në dhomat e zhveshjes, por qëndron në fushë duke bërë nxehjen me lojtarët e stolit dhe e priti skuadrën në fushë.
-?Në përfundim të pjesës së parë, drejtuesit e Partizanit dhe presidenti i Teutës kanë shoqëruar Kryetarin e Parlamentit, Ilir Meta dhe politikanët e tjerë të pranishëm te lokali i stadiumit.
-?Në përfundim të ndeshjes, lojtarët e Partizanit kanë shkuar për të festuar para tribunës së tifozëve të kuq. Disa prej tyre kapërcyen murin rrethues për t'i takuar.
-?Presidenti Demi ka qëndruar pranë hyrjes së tunelit për të përshëndetur lojtarët e tij pas përfundimit të takimit.
-Shumë tifozë dhe punonjës të stadiumit "Niko Dovana" kanë përshëndetur Bathën, edhe pse ky i fundit bëri shenjën e heshtjes pas shënimit të golit.
-?Tifozët durrsakë e kanë lënë stadiumin rreth 30 minuta pasi janë larguar mbështetësit e Partizanit. Policia i ka mbajtur në stadium që të shmangë trazira të mundshme.
-Kur po largoheshin tifozët e Partizanit, ata të Teutës i kanë ngacmuar ultrasit e kuq me thirrjen: "Çunat e Tironës".