Siti sna tremb me oferta fantazmë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ka nisur një "luftë e ftohtë" mes Bajernit dhe Mançester Sitit. Pas përplasjeve në distancë mes drejtorëve sportivë të të dyja klubeve, stafetën e ka marrë bosi i klubit bavarez, Karl-Hainc Rumenige.
"Jam befasuar nga deklaratat e kolegëve të Mançester Sitit. Kjo, për arsye se kontrata ka bazë juridike dhe ligjore, e cila vlen edhe për Sitin.
Tregu është në favorin tonë. Bajerni i ka plotësuar detyrat dhe boshtin e saj. Ne bëmë të mundur edhe qëndrimin e Alabës. Bajerni i ka të qarta objektivat dhe rregullat e tij.
Nuk tregohemi qesharakë, ashtu si ofertat fantazmë të klubeve angleze. Kur Siti të arrijë pjekurinë e Bajernit, atëherë ne mund të pranojmë apo t'u trembemi strategjive të tyre.
Bajerni vazhdon të mbetet një ndër klubet më serioze në botë që bën gjithç- ka për të trajtuar siç duhet lojtarët dhe drejtuesit e tij. Ne nuk bëjmë lojëra me fjalë, pasi janë veprat fryti i punës sonë", tha Rumenige.