30 mijë euro premio e premtuar për triumfin në Durrës
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Me fitoren e djeshme në transfertën e Durrësit, Partizani ka arritur të ruajë hapin me kryesuesit, por, përveç këtij fakti, trepikëshi me Teutën pritet që të jetë edhe një burim përfitimi për të kuqtë e kryeqytetit.
Burime pranë klubit bënë me dije para transfertës se në rast fitoreje në Durrës, futbollistët do të përfitonin në total 30 mijë euro, që duhet thënë se është një shumë mjaft e konsiderueshme.
Kampionati ka hyrë në fazën finale dhe të kuqtë janë vetëm katër pikë larg vendit të parë.
Objektivi titull vazhdon të jetë prezent dhe për këtë arsye presidenti i të kuqve po motivon futbollistët e tij me çdo mënyrë. Presidenti Demi ka treguar se di ta mbajë fjalën kur e thotë, kështu që pas fitores me Teutën të kuqtë pritet që të përfitojnë një premio të majme.