Jam i lumtur që u riktheva te goli
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ishte një fitore shumë e rëndësishme që na dha vazhdimësi për të ecur të qetë përpara. E mbyllëm më së miri fazën e tretë të kampionatit dhe tani mendojmë që të vazhdojmë me këtë ritëm.
Janë edhe nëntë javë deri në fund të kampionatit, një fazë e plotë, ku ne do mundohemi të ruajmë diferencën me ndjekësit për të siguruar më pas titullin kampion", tha pas ndeshjes sulmuesi nigerian Xhejms Adeniji. Sa i takon golit që i ka munguar për disa javë, lojtari u shpreh:
"Goli ishte i rëndësishëm për mua, pasi kisha kohë që nuk shënoja, por tani ia ku u riktheva dhe dua që të mos ndalem më. Ua dedikoj të gjithin tifozëve dhe familjes sime", mbylli Xhejms.