Të kuqtë kërkojnë vazhdimësinë, Tirana krenohet me historinë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tirana dhe Partiza ni, qoftë me historinë që kanë, qoftë nga fakti që janë dy skuadrat e kryeqytetit tërheqin shumë vëmendje.
Aq më tepër, kur këto dy skuadra përballen me njëra-tjetrën. Një sfidë që ka gjithmonë vëmendje, për vetë rivalitetin sportiv që kanë pasur dhe do të kenë gjithmonë këto dy klube. Nëse do të krahasosh veçoritë, tiparet, aktualitetin dhe historinë e këtyre dy klubeve, ka shumë të ngjashme, po ashtu edhe dallime mes tyre.
Nisur nga trofetë, nga tifozëritë e organizuara, presidentët, skuadrat aktuale dhe strategjitë që kanë, gjenden shumë pika takimi dhe po aq të tjera që i largojnë ekstremisht rivalet e përjetshme.
Gazeta "Panorama Sport" është përpjekur të veçojë disa prej pikave të takimit mes skuadrave, presidentëve apo edhe të diferencojë pikat që i ndajnë.
E përbashkëta
Vitet e fundit, Skënderbeu ka dominuar futbollin shqiptar, jo vetëm në fushë me fitimin e titujve, por edhe për nga organizimi dhe plani i strukturuar përgjatë një sezoni.
Ndryshe nga korçarët, dy skuadrat e kryeqytetit janë të paduruara me trajnerët dhe vuajnë presionin e tifozërive masive e të organizuara që kanë.
Tirana ka një president me shumë eksperiencë dhe mediatik, ndërkohë që Demi, nga ana tjetër, përveç fitimit të përballjeve të fundit derbi, di të vendosë një kufi për tifozët në organizimin e klubit, është më i vendosur dhe gjithashtu më agresiv në periudhën e merkatos.
Dallimet
Bardheblutë kanë një stadium, një kompleks ku nuk kanë nevojë që të paguajnë për të kryer seancat stërvitore, ndërkohë që të kuqtë kanë akomodim më të mirë dhe një ekip të rinjsh kampion së fundmi. Nëse Tirana ka ruajtur grupin në merkaton e janarit, Partizani ka më shumë alternativa në stol.
Përgatiti: OLSI TUJANI