Daja analizon skuadrën para derbit: Luajmë për të fituar
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Në një konferncë për shtyp, trajneri i Tiranës, Ilir Daja ka folur rreth takimit të nesërm ndaj Tiranës.
Tekniku i bardhebluve ka analizuar gjithashtu gjendjen e ekipit dhe thekson që me rëndësi është fitorja.
"I bashkohem thirrjes se klubit per ta konceptuar diten e neserme si nje dite feste. Derbi eshte nje ndeshje qe duhet menaxhuar si duhet.
Stresin dhe ngarkesen duhet ta kthejme ne force per neser. Motivimi eshte maksimal para nje ndeshje te tille. Historiku dhe statistikat nuk me pelqejne. Nese do te krahasojme Tiranen dhe Partizanin per titujt e fituar, llogaria del ne favorin tone. Cdo futbollist, cdo trajner, deshiron te fitoj ne derbi edhe nese i ka fituar 10 ndeshjet e fundit. Mungesat?!
U be kohe qe kemi patur probleme por tani kemi nje situate me te mire. Bakaj dhe Vucaj jane rikthyer dhe do te jene te gatshem. Te dy kane sakrifikuar per te mos munguar neser. Nje mungese e rendesishme per ne ka qene ajo e Gentjan Muces.
Do te kemi me shume alternativa ne kete moment pa mohuar edhe rendesine e lojtareve te Akademise. Persa i perket sulmit, mund te them qe nuk mund te permendim cdo moment faktin qe nuk kemi nje sulmues qendre.
Do fokusohemi per te bere nje paraqitje sa me te mire per te kenaqur tifozet. Derbit nuk i ngjajne njeri tjetrit ndaj ne do te luajme per te fituar. Perfitoj nga rasti te uroj Ervin Bulkun per ditelindjen. Gjithe te mirat per te ne jete dhe le te jete nje ogur i mire para derbit"- përfundoi Daja.