e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Partizani-Tirana/ Policia: Rrugët që bllokohen dhe masat ndaj tifozëve

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Partizani-Tirana/ Policia: Rrugët që bllokohen dhe masat ndaj tifozëve

Një ditë para ndeshjes mes Partizanit dhe Tiranës, policia e kryeqytetit ka publikuar masat që do të merren për mbarëvajtjen e derbit.

qemal-stafa1Në një njoftim për mediat të publikuar pasditen e së enjtes, forcat e rendit theksojnë se do të ketë bllokime të disa akseve rrugore në Tiranë, si dhe do të merren masa të forta për kontrollin e tifozëve në stadiumin "Qemal Stafa"

Ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës do të luhet mbrëmjen e së premtes në orën 18:00 në kuadër të Javës së 24-të Kategorisë Superiore.

12790061_1264987213515334_1997164010_o

Deklarata e Policisë së Tiranës:

Njoftohen tifozët që në stadium nuk do te lejohen të futen bidona uji, çakmakë, monedha çelsa metalik,sende te tjera te forta.

Duke filluar nga ora 12:00 deri në përfundim të ndeshjes do të bllokohen rrugët:

  • "Dervish Hima","Faik Konica", "Papa Gjon Pali II" dhe rruga "Lekë Dukagjini" në segmentin hyrës të Sheshit Italia.

Gjithashtu ,do të ketë kufizime dhe bllokime nga ora 15:00 deri në orën 17:30 në:

  • Rrugën "Dritan Hoxha" nga Pallati i Sportit "Asllan Rusi" - Sheshi "Karl Topia" - Rruga "Muhamet Gjollesha" deri në kryqëzim me Rrugën "Myslym Shyri".
  • Rruga "Myslym Shyri" deri në kryqëzim me Rrugën "Sami Frashëri" - Rruga "Sami Frashëri" deri në kryqëzim me Sheshin "Ëilson"
  • Rruga "Abdul Frashëri" - Rruga "Ibrahim Rugova" mbas Presidencës.
  • Rruga e "Durrësit" në kryqëzim me Sheshin "Skënderbej" - Sheshi "Skënderbej" - Rruga "28 Nëntori" - Rruga " Giorg Ë. Bush" - Ura e Rrugës së "Elbasanit" - Bulevardi "Bajram Curri" deri në Kryqëzim me Rrugën "Papa Gjon Pali i II" - Rruga " Papa Gjon Pali i II" deri tek Stadiumit Kombëtar "Qemal Stafa".

Kerkojme mirekuptimin dhe bashkepunimin e bizneseve qe operojnë ne kete zone per mbyllen te gjitha lokaleve përreth Stadiumit Kombëtar "Qemal Stafa"

Nuk do lejohen femije nen moshen 14 vjeç te pa shoqëruar nga prindërit.

Pas përfundimit të ndeshjes tifozët respektiv do të largohen nga rrugët që kanë ardhur.

Falenderojmë drejtuesit e ekipeve dhe tifozërit respektive për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e gjetur për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv.