Talenti 17-vjecar nga Kosova, ne ekipin e pare te Eintracht Frankfurtit
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Vazhdojnë sukseset për sulmuesin e ri kosovar, Enis Bunjaki. Talenti 17-vjeçar është grumbulluar edhe njëherë nga skuadra e parë Eintracht Frankfurt. Të grumbullohesh me ekipin e parë të Eintracht Frankfurtit me vetëm 17 vite, nuk është pak, dhe këtë po e bënë sulmuesi kosovar Enis Bunjaki.
Anëtari i Gjermanisë U18, ka marrë ftesë nga trajneri Thomas Schaf që t’i bashkohet ‘kuqezinjëve’, në fazën përgatitore në Gjermani dhe në Abu Dhabi. Kaçanikasi është grumbulluar edhe vitin e kaluar me skuadrën e parë të Frankfurtit, ku shënoi edhe gol në miqësore, ndërsa edhe gjatë kësaj faze do të luaj përkrah yjeve të ekipit gjerman si Alexander Meier e Lucas Piazon, transmeton Telegrafi. Në një prononcim për Telegrafin, Bunjaki është shprehur shumë i lumtur me këtë rast të dhënë, ndërsa thotë se do ta shfrytëzoj siç është më së miri.
“Jam shumë i lumtur që edhe njëherë mu dha rasti të jem pjesë e skuadrës së parë. Trajneri ka besim tek unë dhe kjo është e rëndësishme. Do të luaj në ndeshjet miqësore, dhe do të jap më të mirën nga vetja për ta shpaguar besimin e tyre”, tha Bunjaki për Telegrafin. Kujtojmë që djaloshi ishte pjesë e Përfaqësueses së Kosovës dhe ka luajtur në tri ndeshje miqësore, ndërsa aktualisht luan për ‘panzerët’ U18.