Sneijder i thote 'Po' Juves
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Wesley Sneijder ka thënë “Po” Juventusit dhe tani mbetet veçse të bindet Gallatasarai. Sneijder dhe bardhezinjtë kanë gjetur gjuhën përbashkët ndërkohë që Gallata nuk lëviz nga istikami: duan 20 milionë euro. Oferta fillestare e drejtuesve të Juves është 5 milionë euro dhe ndoshta mund t’a ngrejnë atë deri në 10 milionë plus ndonjë bonus, por kurrsesi nuk ofrojnë atë që kërkon klubi turk. Pra siç duket diferenca midis ofertës dhe kërkesës është shumë e lartë, por duke qenë se lojtari ka dhënë gatishmërinë për t’u transferuar në Torino ndoshta mund të gjendet gjuha e përbashkët. Ishte pikërisht Sneijder ai që një vit më parë “flaku” bardhezinjtë jashtë Ligës së Kampionëve me një gol të shënuar në fushën e ngrirë të Stambollit.