Celsi, nis operacioni 'Messi'
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mund të jetë një operacion i vështirë, ndoshta dhe i pamundur, por Jose Mourinho dëshiron të tentojë. Sipas mediave britanike Mou ka takuar Jorge Messin, babain e futbollistit dhe kanë folur për kalimin e tij në Londër. Mesa duket Mou e ka kuptuar që diçka mes Messit dhe Barcelonës është thyer dhe do të përfitojë shpejt nga kjo gjë. Çelsi thuhet se ka bërë gati një superofertë prej 250 milionë eurosh për Lionel Messin, që vështirë të refuzohet edhe nga Barcelona.