Takaj reagon për akuzat e Sebino Plakut: Vendosim sot
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, nuk ka dashur të nxitohet në reagimin ndaj futbollistit.
I kontaktuar nga gazeta, ai ka thënë se më parë do të konfirmojë që deklarata publike është vërtet e sulmuesit dhe më pas do të ketë edhe një qëndrim zyrtar nga ana e klubit kampion.
"Nuk mund të flasim para se të konfirmojmë nëse deklarata e bërë është vërtet e Plakut, apo jo...
Nëse është kështu si thoni ju (gazeta), atëherë do të ketë një qëndrim publik nga ana e klubit ditën e nesërme (sot), pasi të jetë bërë edhe një ballafaqim i nevojshëm për të sqaruar situatën", tha kreu i Skënderbeut për "Panorama Sport".