Bardheblutë, ja 4 arsye për të fituar me Flamurtarin
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Tirana është e dënuar për të fituar ndaj Flamurtarit. Dhe arsyet se përse duhet të mposhtë vlonjatët janë disa. Së pari kërkohet autokritika jo vetëm në rezultat, por edhe në kohë, pas humbjes së tretë radhazi në derbi.
Së dyti, për revansh, ndaj një kundërshtari që pak kohë më parë i eliminoi nga Kupa e Shqipërisë, duke u hequr kështu një shans për të qenë në Europë.
Së treti, për të mos u dhënë më shumë mundësi rivalëve që të thellojnë diferencën sa i përket misionit për të qenë në zonën "Euro" dhe, e fundit, për moral. Skuadra po kalon një shok psikologjik.
Gjendja, dashur pa dashur, nuk është aspak premtuese, pasi motivi ka rënë ndjeshëm. Ndaj vetëm me marrjen e një trepikëshi, mund të kenë shansin për të ringritur kokën dhe fituar besimin te vetja.