e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Takaj e Gjici: U kemi dhënë premio ekipeve të tjera për të ndalur rivalët

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Takaj e Gjici: U kemi dhënë premio ekipeve të tjera për të ndalur rivalët

Në prag të kryendeshjes së javës së 29-të mes Kukësit dhe Skënderbeut, presidentët e dy klubeve: Safet Gjici dhe Ardjan Takaj janë rrëfyer në një intervistë ndryshe në emisionin "Pasi i fundit" në TVSH.takaj gjici Të dy pranojnë se kanë dhënë premio për skuadra të tjera, në mënyrë që të ndalin rivalët. Gjici thekson se Kukësi i tij vlen 5 milionë euro nëse nxirret tani në shitje, ndërsa Takaj zbulon se ka shumë informatorë në skuadër që i tregojnë për gjërat e fshehta që mund të ndodhin.

Emri?

Gjici: Safet.
Takaj: Ardjan.

Mbiemri?

Gjici: Gjici.
Takaj: Takaj.

Profesioni?

Gjici: Jurist.
Takaj: Presidenti i Skënderbeut për momentin...

Kur keni shkuar për herë të parë në stadium?

Gjici: Para 30 vitesh.
Takaj: Që kur isha fëmijë.

Për cilën skuadër keni bërë tifo kur keni qenë i vogël?

Gjici: Për Vllazninë.
Takaj: Për Tiranën.

Nëse nuk do të ishit biznesmen, çfarë do të bënit tjetër?

Gjici: Do të merresha me diçka tjetër.
Takaj: S'e di, nuk e kam menduar...

A keni ndonjë futbollist të preferuar?

Gjici: Shkëmbi më ka pëlqyer gjithmonë.
Takaj: Në Superiore jo, sepse merrem me ekipin tim dhe nuk kam ndonjë emër.

Po trajner të preferuar, përveç aktualit?

Gjici: Trajner karriere është Starova.
Takaj: Ka ndonjë trajner, por nuk dua t'i bëj publikë emrat.

Ju ka mbetur peng ndonjë trajner që keni larguar?

Gjici: Jo.
Takaj: Jo.

Po ndonjë lojtar?

Gjici: Pejiç.
Takaj: Mund të ketë ndonjë lojtar.

Nëse ua kërkonin klubin tuaj, çfarë çmimi do t'i vinit?

Gjici: 5 milionë euro.
Takaj: Për momentin është pa çmim...

Nëse do të bëheshit president i ndonjë klubi tjetër, kë do të zgjidhnit?

Gjici: S'kam ndonjë preferencë tjetër veç Kukësit, por mirë do të ishte Vllanzia ose Tirana.
Takaj: Mund të bëhesha vetëm i Tiranës, i asnjë tjetër.

I keni bërë ndonjëherë llogaritë e harxhimeve të klubit?

Gjici: Jo, akoma jo. Këto i bëjnë financierët.
Takaj: E kam bërë.

A jeni penduar që keni shpenzuar shumë nga pasuria juaj në sport?

Gjici: Është e vërtetë që sporti ka shpenzime, por me atë që kemi marrë, jo.
Takaj: Nuk jam bërë pishman, sepse ato janë kthyer me rezultate.

Njeriu më i rëndësishëm në jetë?

Gjici: Familja.
Takaj: Familja.

Cili është hobi juaj?

Gjici: Sporti, por kam edhe të tjera.
Takaj: Unë sportin kam me qejf.

Ngjyra e preferuar?

Gjici: Rozë.
Takaj: E kuqja.

Nga 1 te 10, sa nxeheni gjatë një ndeshjeje?

Gjici: 10 herë.
Takaj: Nuk jam tip nevriku. Po them 5...

Futeni shpesh në dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë?

Gjici: Në shumicën e rasteve po.
Takaj: Jo, në raste të rralla.

A bëni ndonjë veprim që ta keni për shans para çdo ndeshjeje?

Gjici: Jam pak fetar dhe normalisht lutem në Zot.
Takaj: Po, çdo ndeshje.

A jua tregojnë gjërat e fshehta që ndodhin në ekip?

Gjici: Jo.
Takaj: Varet nga lloji i problemit.

Cili është informatori?

Gjici: Nuk ka.
Takaj: Ka shumë aty.

Cili është njeriu më i besuar në stafin tuaj?

Gjici: Të gjithë si staf janë të besuar, por mbi të gjitha trajneri.
Takaj: Stafi, i gjithë stafi teknik.

Sa herë e keni bërë formacionin?

Gjici: Asnjëherë.
Takaj: Asnjëherë.

Keni ndërhyrë ndonjëherë për ndonjë skemë apo lojtar të preferuar?

Gjici: Asnjëherë.
Takaj: Jo, me përjashtim të ndeshjeve në Europë, kur u vendosën disa politika që kanë të bëjnë me të ardhmen e klubit.

Çfarë i mungon ekipit tuaj aktualisht?

Gjici: Duhet të jetë më me grintë. Të luftojë më fort në aspektin sportiv.
Takaj: Pjesëmarrja në Ligën e kampioneve.

Çfarë i vlerësoni më shumë ekipit aktualisht?

Gjici: Harmoninë.
Takaj: Është qetësia e grupit dhe faktin që kur duhet të arrijnë objektivat i arrijnë më së miri.

Ka sipas jush një ekip që mund të quhet më i favorizuari i këtij kampionati?

Gjici: Nuk besoj se ka, por edhe mund të ketë.
Takaj: Ka, por nuk dua të merrem me këtë.

Cili është ekipi më i suksesshëm sipas jush?

Gjici: Natyrisht Skënderbeu, sepse ka marrë 5 kampionate radhazi dhe ka shkuar deri në grupe të Ligës së Europës.
Takaj: Skënderbeu.

Keni sharë ndonjëherë arbitrin gjatë një ndeshjeje?

Gjici: Kurrë nuk e kam bërë.
Takaj: Absolutisht jo.

A ke ndonjë arbitër të preferuar?

Gjici: Asnjë.
Takaj: Asnjë.

E keni mik presidentin rival?

Gjici: Nuk e kam mik, e kam konkurrent.
Takaj: Po.

Cilin keni më shumë mik nga presidentët e Superiores?

Gjici: Asnjë.
Takaj: Miq të gjithë, por me presidentin e Kukësit kam një marrëdhënie më ndryshe sesa me të tjerët.

Keni dhënë ndonjëherë premio për ekipet e tjera që të frenojnë rivalët tuaj?

Gjici: Nuk më kujtohet, por ndoshta vitin e parë ndonjë ekipi që ka pas nevojë.
Takaj: Po.

Po premio më e madhe që keni dhënë për ekipin tuaj sa është?

Gjici: Premio në Europa Ligë që ka shkuar deri në 200 mijë euro.
Takaj: 1 milion euro.

Kush e fiton këtë sfidë?

Gjici: Kukësi.
Takaj: Skënderbeu.

Mesazhi që i dërgoni rivalit nga ekrani?

Gjici: Ndoshta Kukësi do të jetë ndeshja më e vështirë për të.
Takaj: Nuk kam asnjë mesazh.

Po mesazhi privat?

Gjici: Hajde në Kukës të shohësh ndeshjen, por duhet ta dish që do humbësh....
Takaj: Pas ndeshjes. Kemi kohë...