e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ish-administratori në gjyq, kërkon 23 rroga prej Tiranës

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ish-administratori në gjyq, kërkon 23 rroga prej Tiranës

Salih Tagani hap gjyq ndaj Tiranës dhe kërkon 23 rroga. Tri vite pas shkarkimit nga detyra, ish-administratori i bardhebluve ka ngritur padi ndaj klubit, ku pretendon se ka afro 2 vite pa marrë pagat.tagani Në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë është hapur kjo çështje dhe pritet që vetëm pas disa seancave të merret edhe një vendim. Gjyqi është kundër klubit dhe vetë bashkisë së kryeqytetit, si bashkaksionere. Prej keqmenaxhimit të së shkuarës, në llogarinë e klubit shtohet një tjetër gjyq, që në fund mund të përkthehet me një borxh të shtuar në listën e stërgjatë.

Në momentin që drejtuesit aktualë po mundohen që të minimizojnë faturën e debiteve, duke shmangur edhe rrezikun që vinte nga FIFA, vjen një tjetër goditje. Për 24 herë kampionët e klubit kurrsesi nuk ka qetë- si.

Dhe sikletet më të mëdha vijnë pikërisht nga e shkuara, periudhë që presidenti aktual, Refik Halili, ka qenë totalisht i papërfshirë. Vetëm pak ditë më parë, kreu i klubit pagoi 198 mijë euro për të shmangur rrezikun nga FIFA, megjithatë gjyqet duket se nuk kanë fund jo vetëm nga ishfutbollistët, por edhe ish-drejtuesit.

Kujtojmë që në muajin dhjetor të 2011-ës nën drejtimin e ish-kryebashkiakut të kryeqytetit, Lulzim Basha, u zhvillua mbledhja e Këshillit Mbikëqyrës të SHA Tirana dhe Salih Tagani u emërua administrator. Ai qëndroi deri më 18 mars të 2013- ës në këtë detyrë dhe me vendim të të njëjtit bordi drejtues u shkarkua nga ky post.

Ato vite, kur në krye të klubit ishte pikërisht Bashkia Tiranë, kanë qenë ndër më të vështirat financiarisht për bardheblutë. Mjafton të kujtojmë se për muaj të tërë futbollistët nuk ishin likuiduar. Dhe duket se edhe ish-administratori ka qenë një ndër ata që nuk është shlyer për punën e tij. Tagani në tetorin e 2014-ës ka qenë edhe zv.ministër i Sportive. Ai qëndroi në këtë detyrë për 6 muajt e fundit të qeverisjes së shkuar.