Takaj: Lilaj, i yni edhe për 2.5 vite
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Sabjen Lilaj rinovon edhe për dy vite e gjysmë me klubin e Skënderbeut. Lajmin e konfirmoi dje në mbrëmje për "Panorama Sport" vetë presidenti Ardjan Takaj.
"Pas bisedimeve të vazhdueshme, kemi arritur më në fund marrëveshjen për kontratën e re me Lilajn, e cila do të jetë 2.5 vjeçare. Gjithashtu mund t'u konfirmoj se edhe mbrojtësi Bruno Lulaj ka rinovuar për dy vite të tjera", - ka thënë dje Takaj.
Rinovimi me Lilajn është lajmi më i mirë për klubin korçar, pasi ka evituar shitjen me parametra zero. Mesfushorit i përfundonte kontata në verën e këtij viti dhe pas mbylljes së sezonit, largohej nga Skënderbeu si lojtar i lirë.
Gjasat janë që Lilaj të largohet drejt një ekipi europian, por kjo do të varet nga ofertat.