e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Flamurtari 1-1 Tërbuni/ Sherr pas ndeshjes, ja ato që nuk u panë në TV

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Flamurtari 1-1 Tërbuni/ Sherr pas ndeshjes, ja ato që nuk u panë në TV

Tension pas ndeshjes me Tërbunin. Në momentin e hyrjes në dhomat e zhveshjes, lojtarët e të dyja skuadrave janë përfshirë në një debat me tone të larta. flamurtari terbuniKa qenë fillimisht portieri Halilaj, i cili ka debatuar ashpër me disa nga lojtarët e Tërbunit, ndërsa ka ndërhyrë policia për të qetësuar situatën.

Në këtë moment të acarimit, kanë kërkuar të hyjnë në dhomat e zhveshjes Bedri Greca dhe Ilir Berisha, por delegati i FSHF-së ka urdhëruar policinë që të mos i lejojë lojtarët.

"Të gjithë jashtë. Asnjë të mos rrijë këtu përveç gazetarëve", u ka thënë policëve delegati Millan Baçi, ndërsa Greca dhe Berisha janë shfaqur shumë të nervozuar.

Ndërkohë, forca të shumta policore ka pasur para dhe pas ndeshjes, ndërsa në krye të tyre ka qenë vetë shefi i komisariatit të Vlorës, Behar Caka. Para ndeshjes janë vënë re edhe pesë police femra, të cilat kanë shkuar për të këshilluar tifozët ultras që të mos krijojnë incidente.

Ndërkohë, dje në tribunën qendrore ka munguar administratori Sinan Idrizi. Flamurtari përfaqësohej në tribunën VIP nga drejtori Vangjel Laluci, i cili shoqërohej nga anëtarët e bordit, Robert Islamaj dhe Ernest Gjoka.