e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Mihajloviç i jep zemër Milanit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mihajloviç i jep zemër Milanit

Duke vërejtur ecur inë pozitive të Romës në kampionat (kujtojmë se skuadra kryeqytetase vjen nga shtatë fitore radhazi), trajnerit të Milanit, Sinisha Mihajloviç, nuk i mbetet gjë tjetër veçse të thotë:miha"Kur je mbrapa, je gjithmonë i detyruar të fitosh, për këtë arsye nuk na lejohet asnjë hap fals. Siç e kam thënë disa herë, jemi në mes të një cikli dhe tre takimet e radhës në kampionat do të jenë një tregues i rëndësishëm për mbarëvajtjen e sezonit".

Ndeshja kundër Torinos shkoi mirë për Milanin, i cili sot duhet të kalojë "provimin" e radhës që quhet Sasuolo.

Për "Djallin", stadiumi "Mapei" është një tabu për t'u thyer, teksa kujtojmë se kuqezinjtë nuk kanë arritur kurrë të fitojnë në këtë transfertë:

"Është e vërtetë, Milani në fushën e Sasuolos ka dalë gjithmonë keq, mirëpo unë si trajner nuk jam mundur kurrë nga ata. Për ekipin që drejtoj di të them se i ka të gjitha mundësitë për t'u larguar nga kjo sfidë me "barkun plot".

Ecuria

Natyrisht që humori është i mirë në kampin kuqezi pas rezultateve të fundit pozitive. Milani nuk njeh humbje prej nëntë takimesh dhe objektivi kryesor i Mihajloviçit është kualifikimi për në Ligën e Kampionëve:

"Ne jemi një skuadër që kemi potencialin për të fituar 8-9 ndeshje radhazi dhe ju siguroj se deri në fund të sezonit do të fitojmë terren karshi rivaleve tona në luftën për Champions".

Kryefjala në shtëpinë e Milanit është se kush do të zëvendësojë në formacion Mbaje Niangun. Për momentin, "beteja" është e përqendruar midis Mario Balotelit dhe Zheremi Menezit.

Situatën në sulm serbi i kuqezinjve e ka analizuar në këtë mënyrë: "Besoj se Mario do të niset i pari, pasi ai ka një formë më të mirë fizike se Menezi.

Mirëpo, asnjë prej tyre nuk garanton atë intensitet që kërkoj unë. Baloteli?

Nuk më intereson festimi dhe buzëqeshja pas golit, mjafton që të shënojë.

Berluskoni ka thënë se ai edhe Baka nuk mund të bashkëjetojnë dot të dy në sulm?

Jam dakord përgjysmë me presidentin...", qesh në mënyrë ironike Sinisha duke cituar shprehjen e famshme të Luixhi Garsias, ish-futbollistit të Barit dhe Leçes. Në fund, ai shtoi: "Mendoj se kur luajnë dy lojtarë me cilësi të mira mund të japim më të mirën në fushë. Kam besim se Baka dhe Balo mund të bashkëjetojnë në sulm".

Përgatiti: LEAR MAÇI