Mançini: Nuk jam në depresion, Romën do ta kapim
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Roberto Mançini nuk e ka humbur be simin dhe mendon se Interi i tij mund të renditet i treti në fund të sezonit.
Pavarësisht ecurisë pozitive të Romës dhe skuadrave të tjera, numri një i stolit të Interit thotë se fitorja me Juventusin në Kupën e Italisë është pikënisja për të tentuar Champions-in. Ai ka larguar të gjithë zërat që qarkullojnë dhe i qetëson të gjithë tifozët zikaltër duke thënë se nuk është nën depresion.
"Jam shumë i qetë. Nuk është e vërtetë se jam nën depresion", theksoi tekniku zikaltër. Mançini kërkon patjetër fitore ndaj Palermos me shpresën për të mbajtur të njëjtën distancë pikësh me Romën.
Juvja si pikënisje
"Pavarësisht zhgënjimit për faktin që nuk shkuam në finale, morëm sinjale shumë pozitive dhe kjo do të thotë se skuadra është e qetë. Duhet të nisemi pikërisht nga kjo ndeshje për të vazhduar sezonin tonë dhe për të luftuar për vendin e tretë.
Kemi humbur shumë pikë në minutat e fundit të disa ndeshjeve, disa herë për episode të ndryshime, disa herë edhe pa meritë. Skuadra ka dhënë gjithmonë maksimumin, por kemi qenë edhe të pafat. Unë e kam ndjerë gjithmonë mbështetjen dhe impenjimin e lojtarëve".
Ikardi dhe Perisiç
"Nuk është aspak e lehtë të jesh kapiten i Interit. Duhet kohë, qetësi dhe karakter. Ai përfaqëson të ardhmen e kësaj skuadre dhe ka një rol shumë të rëndësishëm. Për Perisiç dua të them se është një lojtar shumë pozitiv.
Ai ka luajtur gjithmonë në rolin e tij, vetëm në fillim të kampionatit ka luajtur pas sulmuesit. Atij i është dashur kohë, po ashtu si Brozoviç".
Vendi i tretë
"Kemi kaluar dy muaj shumë të vështirë, por nuk jemi dorëzuar ende. Ne jemi gjithmonë aty për të bërë më të mirën dhe për të arritur objektivin. Roma ka një ecuri pozitive, por nëse fitojmë me Palermon, do të jemi vetëm 5 pikë nga vendi i tretë.
Do të përballemi në një sfidë direkte me Romën dhe gjithçka mund të ndodhë. Futbolli është i tillë. Pres që skuadra të reagojë shumë mirë dhe ta fitojmë ndeshjen e sotme".