Superligë/ Moviola e javës së 28-të
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
SKËNDERBEU-VLLAZNIA 2-1
Gjyqtarë: L.Alla, D.Korreshi, E.Malo (Lushnjë) 38´ Ilaritet në stadium pas një mosmarrëveshjeje mes gjyqtarit kryesor Laver Alla dhe anësorit Devis Korreshi. Mbrojtësi i Skënderbeut, Kristi Vangjeli, u rrëzua në afërsi të zonës, në një rast ku edhe vetë lojtari nuk pretendoi faull, por asistenti ngriti flamurin. Në këtë moment, kryesori Alla hezitoi për vendimin, por pas kaluan pak sekonda, ndryshoi mendje, duke akorduar goditje dënimi. Këtu lojtarët shkodranë nisën ta kontestonin.
LAÇI-PARTIZANI 0-0
Gjyqtarë: A.Beqiri, D.Rexha, D.Agaraj (Tiranë) 1´ Si për të parandaluar lojën e rrezikshme dhe për të paralajmëruar të gjithë lojtarët, gjyqtari nuk fali që në minutën e parë kur ndëshkoi Dajën dhe Sefgjinin, për protestë. Ndërkohë, po për këtë rast mungon karton i kuq për Bathën.
Ky i fundit, pasi ka ndodhur faulli ndaj Argjend Mustafës, i shtrirë në tokë e godet me shkelm, që është një gjest antisportiv dhe duhet të kishte masë disiplinore.
Po në këtë fragment, Mustafa mund të ndëshkohej me karton të verdhë për simulim. Lojtari i kurbinasve pretendon se është dëmtuar në gju dhe qëndron i shtrirë për "këtë dhimbje", ndërkohë që goditjen e Bathës me shkelm e mori në shpinë.
23´ Ndërhyrje e ashpër, arbitri ndëshkon me karton të verdhë Arjan Shetën.
28´ Torrasa tenton të driblojë për t'iu drejtuar zonës, Sheta ndërhyn rëndë ndaj futbollistit të Partizanit. Mbrojtësi e ka një karton të verdhë dhe sido që të ishte ndëshkimi për të, duhet të linte lojën. Ndërhyrja ishte në kufijtë e ndëshkimit me karton të kuq.
55´ Daja ndërhyn me takë ndaj Gocajt me këmbën e djathtë në formën e sparkatës dhe në momentin e rrëzimit të futbollistit të Laçit, mesfushori i Partizanit përforcon goditjen edhe me këmbën e majtë. Mungon ndëshkimi për lojtarin e Partizanit edhe në këtë moment. Në takimet e mëposhtme nuk ka pasur raste të shkëputura për moviolë.
TIRANA-TËRBUNI 3-0
Gjyqtarë: E.Sino, I.Tartari, O.Grabova (Fier)
BYLIS-KUKËSI 0-0
Gjyqtarë: A.Koçi, F.Lamçe, E.Velo (Durrës) TEUTA-FLAMURTARI 1-1 Gjyqtarë: E.Jorgji, R.Çokaj, E.Ganxhi (Elbasan)