e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Konte në telashe, prokuroria kërkon 6 muaj pezullim

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Konte në telashe, prokuroria kërkon 6 muaj pezullim

Një hetim i nisur nga prokurori Roberto Di Martino për trukimin e ndeshjeve, ka prekur edhe trajnerin e Kombëtares italiane të futbollit. Prokurori i Kremonës kërkon pezullim me 6 muaj për Antonio Konten dhe një gjobë prej 8 mijë eurosh.

Antonio-ConteNgjarja i referohet episodeve të ndeshjes AlbinoLeffe-Siena më 29 maj të vitit 2011, në kohën kur Konte ka qenë trajner i Sienës.

Sipas gazetës më të madhe sportive në Itali "La Gazzetta dello Sport", vendimi për trajnerin pritet të merret në mesin e muajit maj.

1459858301contesienaaaRikthimi i kësaj çështjeje në fokus të mediave italiane vjen pas firmosjes së kontratës që Kontes bëri me klubin e Çelsit në Premier Ligë, me një shumë prej 20 milionë eurosh.