e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Napoli blindon Hysajn

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Napoli blindon Hysajn

Elseid Hysaj është kthyer në një ndër lojtarët më të kërkuar nga ekipe gjigante në Europë.hysaj Njëra ndër skuadrat që ka shfaqur interes të theksuar për mbrojtësin e kuqezinjëve është Atletiko Madrid. Trajneri i ekipit spanjoll ka kërkuar me ngulm shkodranin në grupin e tij.

Por sipas shtypit italian "Corriere dello Sport" shkruan se Napoli nuk dëshiron ta shesë futbollistin shqiptar. Napolitanët e duan si titullar të padiskutueshëm kështu ai do të rritet akoma më shumë si lojtar dhe do të ketë vlerë më të madhe.